Para takimit të 2 majit, Vuçiq shton dozën e propagandës kundër Kosovës/ Analistët tregojnë frikën më të madhe të presidentit serb

Politika

Para takimit të 2 majit, Vuçiq shton dozën e propagandës kundër Kosovës/ Analistët tregojnë frikën më të madhe të presidentit serb

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 26 prill 2023 Në ora: 10:08
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

2 maji do të jetë dita kur do të mbahet takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të diskutohet se si marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet pa vonesa.

Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”, ka theksuar Kurti.

Gjersa, kryeministri i Kosovës shprehu gatishmëri, presidenti serb thotë se janë të gatshëm për “bisedime të vërteta me shqiptarët”.

Pas zgjedhjeve në veri dhe rezultatit, Vuçiq foli për dialog, duke thënë se duhet një dialog i vërtetë.

“Ajo që ne do të insistojmë është një dialog i vërtetë, ose doni të dëgjoni serbët, dhe ajo që ju e konsideroni dialog është kur ju pesë vini dhe thoni merre ose lëre, ndryshe do ta bëjmë, nuk di çfarë të bëjmë nëse nuk e merr, ky nuk është dialog dhe të çon drejtën në pasoja të tilla, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por duhet të kemi një dialog të vërtetë dhe biseda reale për çështjet tona kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë ai.

Analistët politikë thonë se Vuçiqi dhe Serbia vazhdon me propaganda, gjersa shtojnë se në Bruksel do të ketë takime disiplinore, e jo bisedime “të vërteta” siç do Vuçiqi.

Mehazi: Qeveria e Kurtit ia mori tërë Veriun Serbisë

Image
Sulejman Mehazi

Analisti politik, Sulejman Mehazi, thotë se me 2 maj nuk do të ketë kurrsesi “bisedime” shtesë “të vërteta”.

“Nuk e dimë se cilët janë ato "bisedime të vërteta" që kërkon presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, në takimin e radhës që do mbahet, në Bruksel, kur dihet se me marrëveshjen e Ohrid morën fund bisedimet në mes Serbisë e Kosovës dhe se BE-ja e SHBA-te prej Serbisë, po dhe prej Kosovës do kërkojnë kryerjen e detyrave dakorduese të disa pikave fillestare dhe se më 2 maj nuk do ketë kurrsesi "bisedime" shtesë "të vërteta" sikurse do Vuçiqi, por do ketë takime disiplinore të kryerjeve të detyrave të obliguara nga të dyja palët Serbi-Kosovë. Bisedimet e vërteta 12 orëshe në mes Kurtit e Vuçiqin kanë mbaruar në Ohër, kurse më 2 maj Vuçiqi nga BE-ja e SHBA-te do pyetet për detyrimet e obliguara e të vërteta të marrëveshjes së Ohër”, shprehet Mehazi.

Sipas tij, deklaratat e Vuçiqit më tepër janë mediatike e arsyetuese ndaj qytetarëve serbë.

Një debakël të madh ka pësuar Vuçiq në veri me zgjedhje, sipas Mehazit, gjersa shton se Kurti ia mori veriun Serbisë.

“Qëllimi i deklaratës së "bisedimeve të vërteta me shqiptarët" nga Vuçiqi më shumë kanë kuptime mediatike e arsyetuese para qytetarëve të Serbisë, pasi këto biseda serioze e të vërteta kanë marrë fund në Ohër. Për presidentin e Serbisë nuk do pranohen e nuk do jenë të vërteta edhe debakli i Listës serbe në Zgjedhjet e mbajtura në Veri ku mjeshtërisht qeveria e Kosovës me përkrahjen e ndërkombëtarëve eliminoi të keqen e Listës serbe të Vuçiqit nga katër komunat me shumicë serbe. Për presidentin e Serbisë, Vuçiqin me të vërtetë kurthet politike që është duke ia bërë kryeministri i Kosovës, Kurti, janë të vërteta, serioze, shqetësuese e trishtuese që nga reciprociteti i identifikimeve personale, letër njoftimeve, reciprocitetit të targave, të Marrëveshjes së Ohrit me eliminimin e asociacioneve serbe në vetëmenaxhuese e deri te zgjedhjet lokale me humbjen e katër komunave me shumicë serbe. Debakël më i madh për Vuçiqin është se me më pak se 3000 vota gjatë zgjedhjeve lokale qeveria e Kurtit ia mori tërë Veriun Serbisë”, pohon Mehazi.

Mehmeti: Zgjedhjet në veri kanë prishur skemat e blofit të Vuçiqit

Image
Faton Mehmeti

Në anën tjetër, analisti politik Faton Mehmeti thotë se propaganda është pjesë përbërëse e retorikës së Vuçiqit.

Sipas tij, asociacioni është i vetmi shpëtim për t’i mbuluar dështimet e Vuçiqit.

Propaganda është pjesë përbërëse e retorikës së Vuçiqit dhe në përgjithësi Serbisë dhe klasës politike atje. Për Vuçiqin "bisedime të vërteta" vetëm lëshimet në favor të saj. Zgjedhjet në veri kanë prishur skemat e blofit të Vuçiqit, tani frikësohet nga dëshpërimi i serbëve të Kosovës me të andaj po kërcënon për tu shfaqur patriot për të mbuluar dështimet e tija politike. Asociacioni është i vetmi shpëtim për Vuçiqin, për të mbuluar dështimet e tija, në të kundërtën merr fund jeta e tij politike. Vuçiqi po përdor lojën e Milloshevicit me patriotizëm falso të mbajë në këmbë ata dhe jetën e tij politike”, deklaron Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat