Takimi i 2 majit/ Analisti tregon çfarë pritet: Këto janë pikat që s`guxojnë të shkelen nga Kurti!

Politika

Takimi i 2 majit/ Analisti tregon çfarë pritet: Këto janë pikat që s`guxojnë të shkelen nga Kurti!

Nga: A.SH Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:48
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Më 2 maj pritet të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit.

Por, deri tani Serbia është ajo e cila po shkelë marrëveshjen e 18 marsit të zhvilluar në Ohër.

Por, çfarë pritet të ndodhë në takim?

Analsiti Milazim Maraj në një pronocim prë “Bota sot” ka komentuar mbi këtë çështje.

Ai për këtë takim thotë se pavarësisht se çfarë ndodhë takimi është i dështuar, sepse sipas tij, Serbia nuk do të pranojë asgjë.

“Njoftime për të analizuar nëse Kosova është përgatitur për këtë takim nuk ka pas. Parlamenti i Kosovës ka kohë që merën me shfryrje inatesh dhe jo më trajtim të çështjeve substanciale. Pastaj as që është paraqitur ndonjë draft-status i asociacionit për t’u diskutuar, të paktën unë nuk ka pa. Por konsideroj që takimi paraprakisht mund të vlerësohet si i dështuar. Çfarë do drafti të paraqitet nga Kosova Serbia nuk do të pranoj. Kurse kryeministri i Kosovës duhet ta ketë Kushtetutën e Kosovës bazë për diskutim. Pikat ku nuk lejohen nga Kushtetuta jonë nuk pranohen dhe kjo do të jetë e tëra”, thotë ai.

Image
Milazim Maraj

Tutje, ai dekalron se Serbia është pion i Rusisë, duke thënë se dihet se Serbia do të kërkojë përshpejtimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbia është pion i Rusisë në këtë lojë dhe shumë pak do të i interesojnë standardet evropiane. Madje veprimet dhe vlerësimet pozitive të BE për Kosovën Daqiç dhe Bernabiq i quajnë të turpshme. Pra Serbia ofendon BE. z Petar Stane nuk flet asnjë fjalë për sjelljet ekstravagante serbe, as për qëndrimet e Serbisë pro” Botës Ruse”, ai kërkon që Kosova të shpejtoj më formimin e asociacionit të Komunave me shumicë serbe ,pa u ndalur fare në vlerësim për bojkotin e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës. Asnjë fjalë për të përkrahur serbet në Kosovë duke e ditur së qëndrimi i Serbisë zyrtare është sakrifikimi i serbeve të Kosovës në favor të ” Botës Ruse”. Serbët në Kosovë janë të torturuar, të kërcënuar, të ndëshkuar nga Serbia që të mos pranojnë ligjet dhe shtetin e Kosovës. Formimi i asociacionit në Komuna të vogla fshatra ishte një qëndrim luajal i Kosovës. Ishte një lëshim në këtë drejtim”, thekson ai.

Më tej, thotë se Kosovëa duhet të krijojë një mekanizëm i cili do të shërbejë si transformator i tensioneve nga Serbia në Kosovë.

“Tani kërkohet një mekanizëm juridik i cili do të shërbejë si transformator i tensioneve nga Serbia në Kosovë. Kjo krijesë do të prodhoj eksese, do të prodhoj skena të ndryshme, të rrejshme, të cilat do të transmetohen nëpër botë, si dhunë shqiptare ndaj serbëve dhe do të mbahen rob serbët e Kosovës si instrumente, për destabilizimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të duhet të dorëzoj këtë projekt, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Përfaqësuesit e Kosovës nuk do të duhej të harrojnë se Mirosllav Lajçak ka qëndrim pro serb për këtë marrëveshje, ai ka deklaruar së paku një herë së “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël” duke pretenduar që ajo të ndërrohet në favor të Serbisë. Mendoj që ky asociacion do të prodhoj, eksese, konflikte dhe luftë më shumë se paqe”, shprehet ai.

Në fund, Maraj thekson se Serbia pas gjithë krimeve që i ka bërë po përkledhet nga ndërkombëtarët

“Vlerësimi i ndërkombëtarëve për fqinjësinë e mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është mjaftë i studiuar. Kjo armiqësi nuk është aksidentale, momentale që mund të shërohet shpejt, madje edhe më pak, ka shpresa pa u dënuar Serbia për agresionin dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Serbia pas gjithë këtyre krimeve po përkëdhelët. Serbia pretendon që të largoj shqiptarët nga Kosova dhe trojet e tyre etnike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, projekt që po e realizon, që Malin e Zi ta kthej nën tutelën serbe dhe kështu të i ofroj kufijtë e për Botën ruse nga Bosnja në Maqedoni. Duke eliminuar edhe Sanxhakun. Armiqësia është shekullore, për gjenerata të tëra është më tradicionale. Janë gjenerata serbe të edukuara me memorandumin e Vasilie Çubrillovoqit. Të rritura, zhvilluara dhe edukuar më helm shqiptarofob. Ndryshimet duhet të jenë evolutive që do të merrnin shumë kohë ose operative me terapi.

Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur që do të behën pa terapi adekuate si favor i parë për të u shëruar armiqësia. Terapi për këtë shërim është dënimi i Serbisë për gjenocid në Gadishullin Ilirik. Vetëm kështu kjo krijesë do të kuptojë së ka marrë rrugën antinjerëzore, gjenocide që nuk do ta pranojë bota demokratike. Diskutime do të behën, më 2 Maji, pres që edhe BE dhe SHBA do ta vlerësojnë këtë realitet të pakëndshëm. Ndikimi rus në Gadishullin Ilirik është hibrid, shumë operativ, shumë i rrezikshëm dhe jo pa rezultate”, përfundon analsiti Milazim Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat