Kërkohet gatishmëri pas veprimeve të Vuçiqit, vjen paralajmërimi: Ky është fundi, nëse nuk ndodhë kjo gjë!

Politika

Kërkohet gatishmëri pas veprimeve të Vuçiqit, vjen paralajmërimi: Ky është fundi, nëse nuk ndodhë kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:58
Aleksandar Vuçiq

Ditë më parë, në komunat veriore të Kosovës u mbajtën zgjedhjet lokale, në të cilat partitë serbe, refuzuan të marrin pjesë.

Kësisoj, numri i votuesve ishte i ultë, ndonëse kanidatët e partive shqiptare shënuan fitore të madhe në këto palë zgjedhje.

Në këtë gjë, thuhet se ndikoi Serbia me gjuhën e saj kërcënues ndaj serbëve, në mënyrë që të bojkotohen këto zgjedhje.

E për këtë ndërhyrje të shtetit serb, foli edhe juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Fillimisht, ai foli për mundësinë e vendosjes së sanksioneve nga ndërkombëtarët ndaj Beogradit për veprimet e fundit në veri.

Image
Juristi Blerim Burjani

“Nuk e besoj, nuk ka energji përfundimtare që të sanksionohet Vuçiqi, janë dorëzuar , realisht ishte dasht por kjo nuk ndodhi asnjëherë deri tash, toleranca e pakuptimtë e BE dhe SHBA ndaj Vuçiqit është plotësisht e pa kuptimtë. Ky është i njëjtë si Millosheviçi, herët apo vonë, perëndimi do të detyrohet t’ia tregoj vendin. Ndoshta është edhe pamençuri me u marrë me Vuçiqin e Serbinë, asgjë nuk ka prej temës për t’u marrë me Serbinë, tash është rasti që t’i vendosen sanksionet kundër Serbisë. Vuçiqi ka deklaruar se është okupuar veriu dhe se ata do të vendosin kur dhe si do ta marrin veriun”, deklaroi ai.

Më tej, jurist tha se në rast se nuk merren masa ndaj Serbisë, atëherë konflikti me Kosovën nuk do zgjidhet edhe për një kohë shumë të gjatë.

Madje, akuzoi Beogradin për politikë mesjetare, derisa kishte një thirrje për Perëndimin.

“Po ishte dasht sa më parë t’i vendosen sanksionet për ta detyruar Serbinë, që të normalizojë raportet me Kosovë. Por, nëse kjo nuk ndodhë, ky është fundi dhe konflikti do të mbetet i heshtur në pakufi kohë.

Kësisoj, duhet të ketë gatishmëri te perëndimit me dërgu çështjen e Kosovës deri ne fund dhe jo më të mbajë me rrena shprese se Serbia bindet pa sanksione dhe me fjalë. Serbia bën politikë mesjetare të cilën e quaj edhe sot e kësaj dite legale të arsyeshme për interesa serbe”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat