Ish-ambasadori holandez me parashikim jo të mirë: Ja çka do të ndodhë me 2 maj me Asociacionin dhe si do të reagojë Kurti

Politika

Ish-ambasadori holandez me parashikim jo të mirë: Ja çka do të ndodhë me 2 maj me Asociacionin dhe si do të reagojë Kurti

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:52
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës Robert Bosch, nuk pret asnjë marrëveshje nga takimi i ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Serbia do të injorojë dëshirën e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo sipas tij, nuk do të pranohet nga Qeveria e Kosovës.

“Takimi i ardhshëm nuk do të rezultojë në asnjë marrëveshje. Së pari, sepse ekipi menaxhues nuk është koordinuar me Prishtinën dhe ndoshta do të injorojë dëshirat e Kosovës si shtet i pavarur me gjykatën e vet kushtetuese (GJK). Ata ndoshta në versionin e tyre të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, do të injorojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të jetë e papranueshme për Qeverinë e Kosovës. Pra, asnjë marrëveshje”, ka deklaruar ish-ambasadori.

Ndërsa, duke folur për zgjedhjet që u mbajtën në katër komuna veriore të Kosovës më 23 prill, Bosch ka theksuar se bojkoti i serbëve ishte i pritshëm.

Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndëshkojnë Serbinë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, me thirrjet për mos votimin për Kosovën në Këshillin e Evropës.

“Bojkoti i serbëve etnikë ishte i parashikueshëm, veçanërisht duke marrë parasysh presionin dhe kërcënimet ndaj njerëzve që dëshironin të votonin. Unë besoj se Serbia duhet të qortohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, shih edhe votën e KE-së”, ka pohuar ish-ambasadori.

Diplomati ka paralajmëruar se serbët do të tentojnë t’i ikin zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën, duke shfrytëzuar kartën e Asociacionit.

“Ata do të luajnë me kartën e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, duke fajësuar Prishtinën për mosdorëzim, duke harruar të gjitha marrëveshjet që nuk i kanë zbatuar. Ndërkombëtarët duhet të jenë të fortë, por pasi janë të ndarë, jo gjithçka premton mirë”, ka shtuar Robert Bosch për “Bota sot”.

Para takimit, Kurti ka deklaruar se është i gatshëm për përballjen me Vuçiqin, duke thënë se pret rezultate konkrete.

Ai ka kërkuar që në këtë takim të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve. Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent për këtë temë.

Edhe presidenti serb ka shprehur gatishmërinë për “bisedime të vërteta me shqiptarët”. Ai ka thënë se duhet një dialog i vërtetë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat