“Serbia pritet të shpërthejë nga smira”/ Analisti: Kjo do të jetë karakteristika e takimit Kosovë-Serbi

Politika

“Serbia pritet të shpërthejë nga smira”/ Analisti: Kjo do të jetë karakteristika e takimit Kosovë-Serbi

Nga: A.SH Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:04
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Më 2 maj pritet të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit.

Por, ajo që vlen të përmendet është se Serbia po shkel marrëveshjen e Ohrit, ku dy vendet gojarisht kanë rënë dakord për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë Serbia do të shpërthejë në atë takim, sepse do të përmend edhe zgjedhjet të cilat u më 23 prill u mbajtën në komunat e veriut të vendit.

Kurse, për Kosovën, Mehmeti thotë që të mbajë qëndrim dhe me qetësi t’i mbrojë vendimet e Kosovës.

“Përderisa Kosova e ka pranuar në parim Asociacionin nuk besoj se ka diçka per të shtuar tek takimi i 2 majit. Është Serbia ajo që pritet të shpërthej nga smira ndaj mbajtës së zgjedhjeve në veri dhe mos formimi i Asociacionit. Kosovës i mbetët të jetë bindëse në qëndrimet e saja, derisa Asociacioni të këmbëngul të bëhet vetëm sipas vendimit të Kushtetutës.

Pres që Serbia të jetë arrogante, nervoze dhe sulmuese, me Kurtin që mos të bie në ndikim të tij, por me qetësi të mbrojë vendimet e Kosovës për zgjedhjet dhe Asociacionin pa harruar të përmend shkeljen e marrëveshjës së Ohrit nga Serbia me lobimin për mos njohje të Kosovës”, përfundon analisti Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat