Lista serbe me mision kriminal për trazira në veri, vjen paralajmërimi i rrezikshëm – përmendet viti 2004!

Politika

Lista serbe me mision kriminal për trazira në veri, vjen paralajmërimi i rrezikshëm – përmendet viti 2004!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 30 prill 2023 Në ora: 20:06
Lista serbe

Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, me propozimin e Aida Ferati-Dolit, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. 

Këtë e ka konfirmuar, kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzat Ugljanin. 

Siç njoftoi ai, vendimi u mor me shumicë votash në Kuvendin Komunal. 

Menjëherë pasi kjo u bë e ditur, Lista Serbe ka lëshuar kërcënime se nëse kjo ndodh do të ketë incidente 

Në një reagim të lëshuar, nga kjo parti e kanë quajtur vendimin që u mor me shumicë votash si “jolegjitim” dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel. 

Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë. Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës”, thuhet në reagim. 

Sipas pretendimeve të Listës Serbe ky vendim “është vazhdim i pushtimit të Veriut nga Albin Kurti”. 

Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t’i japin hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha. Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e këshilltarëve të Prishtinës dhe Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut”, përfundon reagimi i tyre. 

Halimi: Kërcënimet nga Lista Serbe nuk duhet të jenë pengesë për institucionet e vendit që shpejt të fusin në kontroll veriun 

Image
Armend Halimi

Për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli Armend Halimi, nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS. 

Së pari, ai u shpreh se Lista Serbe çdoherë ka vepruar me direktiva të Beogradit, derisa potencoi se ata ndonëse e kanë ndërruar strategjinë, misionin e kanë të njëjtë. 

Sikurse kam theksuar vazhdimisht, Lista Serbe është instrument direkt i Serbisë në Kosovë, e tillë ka qenë gjithherë. Mirëpo, me largimin nga institucionet e Kosovës, vetëm kanë ndërruar strategjinë, sepse misionin dhe qëllimin gjithherë e kanë pas të njëjtë: Organizues të strukturave paralele-kriminale, frikësim dhe hakmarrje ndaj kujtdo që ka dal kundër misionit të tyre”, deklaroi ai. 

Sipas tij, të gjitha këto veprime dhe kërcënime të Listës Serbe janë të pritshme, pasi iu është ‘prishur rehatia’. 

“Andaj, Lista Serbe është shpërfaqur apo demaskuar e kamufluar si një 'parti politike' në një organizatë çfarë realisht është kriminale. Prandaj, edhe reaksionet e tyre sot janë të pritura, sepse iu është prishur zona e rehatisë apo e kontrollit”, vlerësoi Halimi. 

Ndër të tjera, tha se këto kërcënime të LS nuk duhet ta pengojnë qeverinë tonë që ta marrë nën kontroll veriun, që cilësohet si ‘zonë e rrezikshme’. 

Megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë e ndonjë sulmi nga kjo parti. 

Mirëpo, kërcënimet nga to nuk duhet të jenë pengesë për institucionet e vendit që shpejt të fusin në kontroll atë pjesë e cila nën pushtetin e Listës Serbe ka qenë 'zone danger' jo vetëm për shqiptarët, por edhe serbët që kanë menduar ndryshe nga kjo organizatë, kurse përball veprimtarisë së tyre ilegale, institucionet e Republikës së Kosovës kanë të drejtën e plotë legjitime që në përballje me këto kërcënime të përdorin të gjithë mekanizmat e nevojshëm për arritjen e misionit të tyre, pra krijimin e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë, duke e kthyer në zonë normale atë pjesë. 

Sigurisht që kjo organizatë kriminale, do të bëjë përpjekje të rezistencës, duke mos përjashtuar as sulmet, por që karshi tyre, institucionet tona duhet të jenë të vendosura”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”. 

Shala: Rezistenca e Listës Serbe duhet marrë seriozisht 

Image
Drizan Shala

Kurse, eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se vendimi për hapjen e “Urës së Ibrit”, do duhet të analizohet në dy drejtime. 

“Hapja e "rezistencës" se fundit të Ura e Ibrit do të duhej të analizohet në dy drejtime atë politik si dhe sigurisë”, deklaroi ai. 

Krahas kësaj, eksperti i sigurisë paralajmëroi edhe mundësi të eskalimit të situatës në veri dhe përsëritjen e trazirave të vitit 2003. 

Në aspektin politik mund të thuhet që kjo rezistencë e Listës Serbe duhet marrë seriozisht për faktin që nëse kjo ndodhë te tentativa e hapjes atëherë do të jetë nën tension mbarëvajtja e proceseve në katër komunat veriore. 

Në fushën e sigurisë një konfrontim mund të ndez një trazirë të përmasave të 2003 në "fushëbetejën" mbi lumin Ibër ku pasojat do të ishin tejet të paparashikuara”, u shpreh Drizan Shala për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat