Takimi i 2 majit/ Profesori ngre alarmin për Kurtin – ja çfarë nuk duhet të pranojë kurrsesi!

Politika

Takimi i 2 majit/ Profesori ngre alarmin për Kurtin – ja çfarë nuk duhet të pranojë kurrsesi!

Nga: M.Haziri Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:38
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve është arritur më 27 shkurt në Bruksel ndërsa pajtueshmëria për aneksim e saj më 18 mars në Ohër.

BE po ashtu ka njoftuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.

Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj”- thuhet në njoftimin e BE-së.

Tutje është bërë e ditur se Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti dhe profesori nga Amerika Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai filloi me përmendjen e marrëveshjeve të dëmshme që qeveritë e kaluara kanë nënshkruar për Kosovën duke dëmtuar kështu shtetin e tyre për të iu bërë shërbime Serbisë.

Dihet se para 10 viteve në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë më 2013 është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin një etnik serb nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, kurse marrëvshja tjetër me më shumë detaje është nënshkruar më 2015 nga kryeministri Isa Musrafa. Marrëvshje këto të cilat Gjykata Kushtetuese i gjeti 23 nene kundër Kushtetutes së Kosovës. Këto dy marrëvshje afër 10 vite Vuçiq por edhe ndërkombëtaret nuk i larguan nga goja duke theksuar se ato duhet implementuar, anipse ishin antikushtetuese”, shprehet ai.

Profesori më tej thekson tri vendimet që janë bërë në kohën e qeverisjes së Thaçit, Mustafës dhe Hoti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe midis Kosovës dhe Serbisë me 2013/2015 ekzistonte edhe një pajtim për themelimin e ekipit menaxhes për hartimin e draftit. Në formimin e draftit ishin në dijeni dhe ishin të involvuar tri qeveritë e Kosovës.

-Vendimi i parë për themelimin e ekipit menaxhues serb është marrë në qershor të vitit 2013 gjatë qeverisë Thaçi.

-Vendimi i dytë për plotesimin e ekipit menaxhues ishte marrë në qershor te vitit 2016 gjatë qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

-Janë bërë ndryshime edhe gjatë qeverisë Avdullah Hoti ne shtator të vitit 2020.Sipas kërij vendimi ndryshon ekipi menagjues hiqen nga ekipi Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq qe z[vendësohën me Jelena Beloviq dhe Daniela Vuiçiq”, shpjegon ai.

Në fund, profesori bën thirrje që të mos lejohet përmendja e draftit të statutit për AKS.

Është shqetesuese për shtetin e Kosovës se si qeveritë e kaluara ishin në dijeni për formimin e ekipit menaxhues dhe veprimin e tij tërësisht pas shpine të Kosovës në koordinim të plotë me Serbinë dhe Vuçiqin. Për te gjitha këto fajin e kanë tre kryeministrat e kaluar të cilët duhet ligjërisht për përgjigjen para popullit dhe drejtesisë.

Dhe aq me keq se është e mundur që ky ekip menaxhues të lejohet që më 2 maj te raportoi për draftin e statutit për AKS.Kjo është e pamundur, nuk është e lejushme. Më 2 maj një draft i tillë nuk duhet fare të lejohet të paraqitet në tryezë të bisedimëve sepse është një draft inekzisten, i papranushëm për qeverinë e Kosovës dhe si i tillë më 2 maj kryeministri Kurti nuk duhet lejoj bile të bisedohet për këtë draftë por as te lejohet të jetë në rend dite”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat