“Albin, kështu shpartallo Vuçiqin, Borrellin e Lajçakun”/ Analisti i drejtohet Kurtit: Godite Vuçiqin në Bruksel!

Politika

“Albin, kështu shpartallo Vuçiqin, Borrellin e Lajçakun”/ Analisti i drejtohet Kurtit: Godite Vuçiqin në Bruksel!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 maj 2023 Në ora: 10:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Nesër më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit.

Përveç paraqitjes së Draft-Statutit fillestar për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, në takimin e Nivelit të Lartë, Kurti dhe Vuçiq, do të miratojnë edhe formalisht Deklaratën mbi Personat e Pagjetur. Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë analisti politik dhe profesori Binak Maxharraj, kërkon nga kryeministri Kurti që mos të formojë Asociacionin.

Ai tutje kërkon që nesër të ‘godas’ Vuçiqin, Borrellin dhe Lajçakun.

“Në teorinë e luftërave apo betejave është një thënie ku thuhet se: “Goditja e parë e përcakton edhe rrjedhën e mëtejme të luftës”. Së pari, më 2 maj duhesh të ia japësh Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut goditjen e fortë posa të hapet takimi, duhet të kërkoni sqarim se pse: “Serbia e theu marrëveshjen e Ohrit me rastin votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kur ajo votoi kundër, por më pastaj edhe i kërcënoi disa shtete se pse kanë abstenuar apo  votuar për Kosovën”. Në lidhje me këtë duhet me ngulm të kërkoni sqarim dhe se a është e mundur të vazhdohet zbatimi i marrëveshjës kur a jo që në fillim shkelet anashkalohet”, thotë Maxharraj.

Ai tutje i drejtohet Kurtit që të kërkon se cili ishte reagimi i BE-së, dhe pse edhe më tutje po e ledhaton Vuçiqin.

“Së dyti, mos u ngut me Asociacionin sepse marrëvshja është në rrezik nga Serbia e cila haptas po deklarohet se nuk do ta zbatoj dhe së mund të bie poshtë. Pra, kur Serbisë i lejohet të mos e zbatoj marrëvshjen pse kjo te mos i lejohet edhe Kosovës. Së treti, çdo propozim i ekipit fantom serb lidhur me draftin e statutit për Asociacionin nuk duhet të pranohet. Kjo nga se një shtet tjetër nuk ka të drejtë të shkruaj drafte për shtetin fqinjë, kur dihet se kush janë në ekipin menaxhues për hartimin e draftet, të gjithë serb që se njohin Kosovën si shtet, as kushtetutën dhe ligjet e saj, bile aty ka anëtarë të lidhur me krimin e organizuar por edhe deputetë në  parlamentin e Serbisë”, pohon ai.

Sipas tij, kjo pikë automatikisht të hudhet poshtë e të mos lejohet të diskutohet fare për të.

“Së katërti, ju mund të bisedoni sa të doni për të pagjeturit, por Albin dije një gjë se ky është një mashtrim i radhës së Serbisë, sepse Serbia këtë nuk do ta bëjë kurrë, ashtu siç nuk e ka bërë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni. Serbia nuk e bënë këtë për të pagjeturit sespe ata të pagjetur janë të vrarë në Kosovë, janë zhvarros dhe rivarros nëpër lumenjt dhe liqenet dhe lokalitete tjera, ku siç thuhet: “Kudo që të rrëmihet në Serbi del nga një kafkë shqiptari”. Pra, më kot se Serbia nuk do të jetë transaptente në lidhje me të pagjeturit, sespe nëse ajo e bën këtë duhet të marr përgjegjësi para botës për krimet e bëra, të cilat deri më tani me mjeshtri po i kamuflon thua se ajo s’ka bërë krime në Kosovë. Pra, kryeministër, shko në Bruksel, qëndro dhe mos u dorëzo sepse e drejtea është në anën tënde, në anën e Kosovës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Ndryshe, Serbia ka refuzuar kaherë kategorikisht që të ketë lidhje me personat e zhdukur me dhunë dhe ka refuzuar të bartë pasoja juridike për zhdukjen e tyre. Në anën tjetër, Kosova ka insistuar saktësisht në këtë.

Më 28 prill, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stano nuk i ka komentuar kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.

Liderët e të dy vendeve, Kurti dhe Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

Takimi do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat