“Kjo e zezë po e vret atdheun” - Halil Geci i drejtohet Albin Kurtit: Bëni diçka!

Politika

“Kjo e zezë po e vret atdheun” - Halil Geci i drejtohet Albin Kurtit: Bëni diçka!

Nga: N. Shaqiri Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:37
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për largimin e të rinjve nga Kosova.

Ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku i kërkon që urgjentisht t’i kthehet seriozitetit maksimal e të bën diçka për të ndalur ikjen e rinisë nga vendi.

“Qeveria Kurti duhet të godas me sa fuqi që ka këtë pikë kyçe dhe shumë prekëse dhe dëshpëruse nëse e do votën e qytetarëve, për ndryshe jemi të humbur si Kosovë. Deri më sot, je i falur kryeministër, se për 20 vite ta kanë bë shtëpinë lamë thiu të pa dijshmit, tash e tutje vepro nëse e do votën e qytetarëve, s’ka më pardon!? Pushtet po shkojnë dhe po vijnë dhe sillën në të njëjtin mullar, shpresa e humbur e qytetarëve për një jetë normale dhe për një të ardhme më të mirë po tretet, kuadrat e ngritura profesionalisht, po i merr perëndimi rinia dhe krahu i punës iku s’ka ma rini”, thotë Geci.

Sipas tij, mirëqenia e qytetarëve sot e 20 vite më parë asgjë nuk ka ndryshuar.

“Dikur ishum viktimë e pushtetarëve të paditur, hajnave dhe sakaqegjive, tham se dolëm në dritë me zgjedhjet e fundit parlamentare, por ja se mirëqenia asgjë nuk ka ndryshuar, e di se pushtetet e kaluara kanë lënë pasoja negative tek gjeneratat e reja, të cilët nuk shohin të ardhme në këtë vend, prandaj edhe e kanë zgjedhur ikjen! Kryeministri Kurti duhet urgjentisht dhe me seriozitet maksimal t’i përkushtohet kësaj dukurie që po e vret të ardhmen e këtij vendi, duke e lënë tokën pa njerëz, përmes të cilës edhe ka ardhur në pushtet”, potencon tutje ai.

Geci shton se, i zoti i shtëpisë që nuk e ruan familjen nuk i thonë Zot shtëpie…!

“Të gjithë e dimë se pushtetet 20 vjeçare paraprake nuk kanë bërë asgjë për ta ndalur zhgënjimin dhe ikjen e pa shpresë të rinisë nga ky vend, ata ishin shumë të zënë me tendera, rrugë e autostrada, me qëllimin e vetëm për tu pasuruar, dhe këtë pa dyshim se ja kanë arritur. Qeveria Kurti duhej të kishte vepruar urgjentisht me masa  ndaluse dhe me hapa konkret për ndalimin e zbrazjes të atdheut nga kjo e zezë që ende po përsëritet dhe që s’po ka të ndalur, ngase kjo ishte njëra ndër kritikat kryesore që VV-ja ka ardhur në pushtet, e di që për dy vjet qeverisje e ka vështirë të bënë kthesë, por deri më sot nuk po e shoh as edhe një hap konkret për ndalimin e kësaj dukurie kryesore që duhet ndërmarr, në fundë të fundit Kosova pa rini është shkretirë si SAHARE. Një numër shumë i madhë i rinisë dhe popullit u pais me pasaporta serbe dhe shumë shtete hileqare për ta zbrazur Kosovën i kanë pranuar azilet e tyre dhe sot kanë mbetur në Evropë me pasaportat e tyre në vendet ku kanë kërkuar azil”, pohon Geci.

Ai shton se, shoqërit primitive e kan bë zakon mashtrimin, urrejtjen, hajnin, dyfytyrësinë, plaçkën, dhe lakminë me qëllimin e vetëm për t’u pasurar, kjo ka ndodhur për 20 vjet rresht me Kosovën.

“Pikërisht kjo është dobësia me të cilat Serbia dhe Vuçiq ka futur në kurthëlakmiqarët, duke i argumentuar para botës se shqiptarët nuk dinë me bë shtet, këta pos që janë hajna dhe lakmiqar, këta janë edhe fundamentalist islamik që kërkojnë zbatimin e sheiratit taliban në mes të Evropës”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat