“Kurti ka kthyer dialogun në vitin 2013”, Pantinës i vjen kundërpërgjigjja “e ashpër”: Krye rebele, nga Vetëvendosje në sokak

Politika

“Kurti ka kthyer dialogun në vitin 2013”, Pantinës i vjen kundërpërgjigjja “e ashpër”: Krye rebele, nga Vetëvendosje në sokak

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 maj 2023 Në ora: 10:44
Shqipe Pantina

Dialogu dhe vazhdimi i tij është duke u kritikuar nga opozita e Kosovës.

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka thënë se Kurti ka kthyer procesin e dialogut në vitin 2013.

Pantina beson se dialogu do të përfundojë me një marrëveshje, por sipas saj, çështja është se cila do të jetë përmbajtja e kësaj marrëveshjeje dhe çfarë do të përfitojë Kosova prej saj. Madje ajo tha se me Qeverinë Kurti nuk po flitet më për njohje por vetëm për normalizim të raporteve mes 2 vendeve.

“Përderisa në të kaluarën e afërt para se të vinte kryeministri Kurti në Qeveri diskutohej për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme për të 2 palët, e cila natyrisht do të kishte njohje të ndërsjellë mes të 2 vendeve. Tani çdo herë e më shumë po flitet për një marrëveshje e cila do të normalizojë raportet e Kosovës me Serbinë dhe çështja e njohjes sikur është shtyrë. Dhe në anën tjetër mendoj se mënyra se si është drejtuar dialogu nga kryeministri Kurti na ka kthyer në vitin 2013, pra jemi 10 vite mbrapa, atëherë kur ishte kurorëzuar një marrëveshje gjithpërfshirëse në mesin e të cilave ishte edhe themelimi i një Asociacioni të komunave serbe”, tha Pantina.

Sipas saj, pavarësisht që Kurti gjatë fushatës kishte deklaruar se dialogu nuk ishte prioritet i qeverisjes së tij, Pantina tha se tash po e shohim të kundërtën.

“Kryeministri Kurti kur e mori pushtetin, ndonëse ai kishte deklaruar në fushatë se dialogu nuk ishte prioritet i tij megjithëse të gjithë e dinin dhe kur them të gjithë e them ata që studiojnë apo e përcjellin politikën ditore se dialogu do të jetë një prej çështjeve kryesore me të cilat edhe kjo Qeveri do të merret, siç kanë bërë edhe Qeveritë në të kaluarën”, shtoi Pantina.

Pas deklaratës së Pantinës, ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai e quan Pantinën “krye rebele”, gjersa shton se Abdixhiku e mori në LDK-në e shkatërruar.

"Nga Vetëvendosje në sokakë…?! Krye rebeluesja Shqipe Pantina e cila me Dardan Molliqajn, Visar Ymerin dhe me disa rebel tjerë disa vite më parë, pasi që nuk mundën ta “pushtojnë kalanë e LVV” dolën demostrativisht për të kërkuar një “jetë më të mirë” në tregun politik të Kosovës, por u mashtruan mbetën sokakëve, së pari PDK tallej me ta, por edhe kur shkuan në AAK te Haradinaj ku i pritën edhe zgjedhjet nacionale, e kuptuan se kush janë, kur votuesit dhe nuk ua dhanë votën. Mbetën që të gjithë duke u sjellë sokaqeve, Dardanin e mori PSD te Kaqusha Jasharit, i cili po i pret zgjedhjet për t’i bërë shoqëri NISMËS së Fatmir Limajt jashtë tregut politik, kurse me Shqipe Pantinën bëri rahmet Lumir Abdixhiku, i cili e mori në LDK-në e shkatërruar deri në temel nga Isa Mustafa, ndërsa disa të tjerë po sorrollaten nëpër studio televizione të dështuar me të vetmen punë dhe qëllim që sa më shumë ta shajnë LVV dhe Albin Kurtin”, shprehet Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas Maxharrajt, Kurti medoemos është dashur të kthehej në 10 vite pas, kjo për shkak të marrëveshjeve “të turpit”.

“Shqipe Pantina sot paska dalë me një kritikë për Albin Kurtin lidhur me dialogun me Serbinë duke theksuar se Kurti e ka kthyer këtë proces në vitin 2013/2015 dhe se sipas saj Kurti sikur e paska harruar se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të ketë edhe njohjen në qendër që po del se nuk është Planin franko-gjerman të BE, por me pjesëmarrje dhe mbështetje edhe nga SHBA. Pikë së pari Pantina e dinë fare mirë, apo ndoshta nuk dëshiron të di se kryeministri Kurti është dashur medoemos të kthehet 10 vite pas në vitet e zymta kur shefat e PDK dhe LDK Hashim Thaçi me 2013 dhe ish-shefi i Pantinës i LDK, Isa Mustafa si vazal të varur e shantazhuar nga Serbia që nënshkruan marrëveshjet e turpit për Asociacionin një etnik serb në vitet 2013/2015, antikushtetues duke i shkatërruar dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës pasojat e të cilave sot po i heq qeveria Kurti me një luftë titanike me BE/SHBA dhe me vetë Vuçiqin të cilët që të gjithë iu kanë gjuajtur në qafë se duhet të formë analizohet Asociacioni siç thotë Vuçiqi të cilin e ka nënshkruar Isa Mustafa. Pra, ky është shkaku se pse kryeministri Kurti i është kthyer procesit të turpit te vitit 2013/2015 duke tentuar që t’i zhbëjë për të shpëtuar Kosovën nga më e keqja qe e pret në të ardhmen”, ka pohuar Maxharraj.

Sipas Maxharrajt, Kurti është angazhuar që në marrëveshje të ketë njohje në qendër, por BE dhe SHBA, nuk ishin të gatshëm.

“Jam i bindur se në marrëveshjet e Brukselit më 27 shkurt 2023 dhe të asaj 18 mars 2023 nuk është e saktë se Kurti nuk është angazhuar që çdo marrëveshje të këtë edhe njohjen në qendër, por për këtë nuk ishin te gatshme që ta fusin në marrëveshje as BE e as SHBA, sepse Serbia me qindra herë është zotuar se nuk do ta njohë Kosovën si shtet sepse prapa njohjes ajo ka qëllime tjera e cilat po mundohet të realizojë sipas Asociacionit të nënshkruar nga Isa Mustafa. Tek e fundit z.Pantina pyete ish-kryeministrin Avdullah Hotin se si presidenti i Serbisë Vuçiq u qart si bisha në takimin 6 janarit 2020 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e ish-presidentit Donald Trump ndaj pikës 10 të marrëveshjes ku parashihej edhe njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë kur me zë të ngritur tha se ose hiqeni pikën 10 ose unë e lëshojë takimin, kurse presidentit Trump e uli kokën dhe s'e lëshoi asnjë fjalë, kurse edhe Hoti në vend që të insistojë që pika 10 të jetë në marrëveshje as që bëri zë, kurse kur u nisë për në Shtëpinë e Bardhë theksonte me plotë gëzim e hare se po shkon me e marrë njohjen nga Serbia etj. etj. O tempora, o moris thoshin latinët e vjetër!”, ka shtuar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat