“Të fortët e politikës në Kosovë e Shqipëri penguan zbulimin e vrasjes së “Mërgimit”/ Kjo është shpresa e vetme

Politika

“Të fortët e politikës në Kosovë e Shqipëri penguan zbulimin e vrasjes së “Mërgimit”/ Kjo është shpresa e vetme

Nga: P.R Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:11
Ilir Konushevci

Sot janë bëtë 25 vite që nga vrasja e Ilir Konushevcit, i njohur si Mërgimi.

Konushevci u vra në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998 së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr të Shqipërisë, me një kamion të ngarkuar me armatim.

E për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe mos hetimin e kësaj vrasje tash e 25 vite, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri.

“Janë bërë plot 25 vite, qysh kur u vra Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala, por deri më sot, mjerisht ende nuk ka asnjë përgjigje të qartë nga (pa)drejtësia shqiptare, se si, dhe për çfarë arsyesh ndodhi ky akt barbar, nga kush u nxit dhe pse nuk u hetua asnjëherë zyrtarisht, tash e mbi 24 vite me radhë”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, një proces i drejtë gjyqësor mund t’i jep epilog enigmës së vrasjes së Ilir Konushevcit, ku Haziri shpresë të vetme e sheh Gjykatën Speciale.

“Se pse e vrau dhe kush e vrau, këtë mund ta zbardhë një proces gjyqësor, nëse do të ndodhë ndonjë herë, apo shpresa që kësaj vrasje t’i ipet epilog, ka mbetur Gjykata Speciale”, shprehet Haziri.

Ai thotë se zbulimi i vrasjes së komandant Mërgimit dhe mjekut, Hazir Mala është penguar nga të fortit e politikës në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ilir Kunushevci dhe doktori Hazir Mala, janë vrarë në territorin e Shqipërisë, dhe mos hetimi i kësaj vrasje nga autoritet shqiptare, le për të kuptuar se dikujt nga të fortëve të politikës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, iu ka lëvërdisur që kjo vrasje mos të zbardhet. Pra mungesa e vullnetit politik dhe ndikimet politike dhe kriminale në sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka bërë që ky vrasje të mbetët enigmatike”, thekson Haziri.

“Pra siç e thash edhe më parë, shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe doktorit Hazir Mala është Gjykata Speciale”, përfundon Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat