“Të zëvendësohen Borrelli, Lajçaku dhe Escobari” – Analisti: Zgjedhja më e mirë do të ishte kjo!

Politika

“Të zëvendësohen Borrelli, Lajçaku dhe Escobari” – Analisti: Zgjedhja më e mirë do të ishte kjo!

Nga: A.SH Më: 6 qershor 2023 Në ora: 21:33
Foto ilustrim nga "Bota sot"

BE dhe SHBA janë treguar të ashpër me Kosovën, sa i përket ngjarjes së fundit në veri.

Madje, Escobar dha dy ditë afat Kosovës dhe Serbisë për shtensionim e situatës në veri, se përndyshe do të ketë pasoja.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar ndërmjetësuesit e BE-së, për veprimet e tyre që nga nisja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se deri tani nga BE janë vendosur emisarë vendet e të cilëve nuk e njohin shtetin e Kosovës, dule aluduar se kjo po ndodh qëllimshëm.

“Për 12 vjet Evropa solli në dialog njerëz nga shtetet që se njohin Kosovën si shtet. Nisi me Federica Moghreini një komuniste italiane, një proruse dhe pro serbe. Vazhdoi Evropa edhe më tej, kur solli për ndërmjetësues në dialog midis Kosove e Serbisë qëllimshëm siç janë shefi i diplomacisë së BE Josep Borell dhe emisarit special Miroslav Lajçak. Që të dy vinë nga vendet që s’e njohin pavarësinë e Kosovës i pari nga Spanja kurse i dyti nga Sllovakia. Që të dy kokë e këmbë janë pro serb. Animet e tyre gjatë dialogut shihen ashiqare duke i bërë lajka Vuçiqit, duke mos ia thënë bile as një fjalë të vetme kur Serbia nuk i pranon e as nuk i zbaton marrëvshjet në dialog. Sjellja e këtyre tipave në dialog nga ana e BE-së nga vendet që nuk e njohin Kosovën të bënë të kuptosh se këtu nuk është diçka në rregull, diçka nuk shkon. Thjesht është diçka e qëllimshme”, thotë ai.

Ai në këtë mes, kritikon edhe emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar, për të cilin thotë se i besonte Vuçiqit për çdo gjë. Madje, ai Borrell-in, Lajçakun dhe Escobarin i lë ‘fajtor’ për gjendjen në të cilin jemi, duke thënë se situata e tillë vije edhe nga dialogu.

“Pas kyqjes së Escobar në dialog mbeti si pula pa kokë, pas Borellit dhe Lajçakut edhe ky u fut në “ujërat e turbullta” të dialogut i cili së bashku me mos njohësit e Kosovës Borrel e Lajçak u bë ”mik” edhe Escobar u bë shumë i afërt me presdentin Vuçiq i cili i besonte atij për çdo gjë edhe kur e gënjente, edhe kur e mashtronte, i besonte edhe kur ai i fliste si një paqësor, kurse pas shpine ishte një egërsirë, një ujk, një bishë taman i ardhur nga Karpatet i cili i kishte të lyera duart me gjak në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, sepse ishte bashkëpunetor i ngushtë i kasapit Millosheviç i cili shkaktoi aq shumë dhembje dhe viktima. Escobar si duket edhe kishte konflikt interesi në Serbi, sepse Vuçiq me siguri për ta “përfituar” në veçanti dhe me plotë respek ia përgatiti dhe ia realizoi gruas së Escobarit ekspozitën madhështore midis Beogradit.

Ky pra ishte ai “treshi përsheshi” që e bëri bërllog dialogun midis Kosovës dhe Serbisë pa ndonjë rezultat, pa asnjë sukses, por me shumë dështime të cilët e çuan dialogun deri në atë fazë ku bëhej fjalë edhe për ndarjen e Kosovës e deri te trazirat e sotme në veri të Kosovës, të cilat janë në masë të madhe si rezultat edhe i shpërdorimeve, rrenave, mashtrimeve gjatë dialogut çfarë e solli veriu në këtë gjendje që e kemi kur rrebelët, bandat e Vuçiqit të cilat asnjëherë nuk u kritikuan nga kjo treshe e trishtë, ndikuan që të vijnë pakurrfarë pengesash, fillimisht u ballafaquan me policinë e Kosovës e cila ishte dal në terren për të vënë rend, rregull e qetësi sepse ishte në vendin e vet, por ndikoj që të shkaktohet incident midis kriminelave dhe bandave të Vuçiqit duke u përleshë me ushtarët e KFOR-it dhe të NATO-s të cilët sulmoheshin nga bishat sllave me sende të forta me ç’rast u lënduan mbi 25 ushtarë nga vendet mike që ishin atje në misionin paqeruajtës”, deklaron ai.

Maxharraj, ngre hipotezën se prania e Rusisë në Ballkan është e mundshme, sidomos në Bosnje dhe Mal të Zi.

“Ky sepktakël i përgjakshëm i përgatitur nga presidenti Vuçiq, por i ndihmuar edhe nga treshja Borell, Eskobar dhe Lajçak veç çka e trimëruar Serbinë por edhe vëllaun e tij Rusinë të cilit në vend që t’i pamundësohet prania e tij në Ballkan, për mes këtyre harambashave në dialog Borrell, Escobar dhe Lajçak, prania e saj që po largohet por edhe po afrohet po hynë edhe më shumë brenda Ballkanit. Prandej, aspak nuk do të jetë e çuditshme kur një ditë “Z” nga Rusia dhe rebelat, kriminelët dhe bandat kriminele do t’ia mësyjnë edhe Bosnjes dhe Malit te Zi tani të brishtë”, shprehet tutje ai.

Në fund, Maxharraj u shpreh se e mira e kësaj pune është dorëheqja e këtyre tre presonave.

“Në interes të përmirësimit të raportve midis Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes në këtë pjesë të Ballkanit është e domosdoshme dhe e nevojshme urgjentisht që Borell, Eskobar dhe Lajçak të dorëhiqen apo të terhiqen nga ndërmjetësusit në dialog. Këta siç u pa janë shpirtëra të shitura të Serbisë, janë pro serb me ç’rast këta i bëjnë shumë dëm dialogut dhe paqes. Dorëheqjen e Borrelit dhe Lajçakut duhet të bëjë BE sa me shpejt që është e mundur, sepse nuk ka dialog të mirëfilltë me këta. T’i zëvendësojë me të tjerë nga shtetet që e konsiderojnë dialogun si dialog midis dy shtetesh e jo të jenë në dialog që s’e njohin shtetin e Kosovës. Zgjedhja e mirë do të ishte që në dialog të përfshihet një ndërmjetësues nga Gjermania, Britania por edhe nga Franca”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat