Thirrja dashakeqe e Abazoviqit/ Pse Erdogan nuk është i duhuri për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi?

Politika

Thirrja dashakeqe e Abazoviqit/ Pse Erdogan nuk është i duhuri për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 qershor 2023 Në ora: 08:11
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan

Mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë akoma tensionet. Kosova është në të drejtën e saj kur po arrestohen kriminelët në veri.

Kurse, puna e dialogut mes dy vendove, siç duket ka marrë një rrjedhë tjetër.

Për këtë, ditën e hënë Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vlerësoi Turqinë si një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor.

Madje, Abazoviq tha se roli ndërmjetësues i vendit midis Kosovës dhe Serbisë ishte “shumë i rëndësishëm”.

“Presidenti Erdogan është një udhëheqës që mund të bindë palët e trazuara në Ballkan të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon”, tha Abazoviq.

“Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Turqisë në tensionin midis Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Tahiraj: Thirrja për ndërmjetësim të Presidentit Erdogan është tendencioze, dashakeqe

Analisti Saim Tahiraj, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se këtë deklaratë të krymininsitri malazez nuk duhet ta marrim seriozisht.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, e vetmja për zgjidhjen e problemeve që ka Kosova është SHBA.

“Kjo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht sepse vjen nga një person jo serioz, jo kredibil, i pa definuar qartë dhe jo stabil në qëndrimet e tija. Vet pozicionimi i tij me forcat politike pro serbe në Mal të Zi, marrëveshja me Kishën Serbe, këtë njeri e bëjnë të pabesueshme për çfarëdo deklarate apo edhe ide të çoroditura për Kosovën, si kjo për ndërmjetësimin e Presidentit Erdogan.

Kosova nuk guxon të rrëshqas në këtë grackë, ajo duhet medoemos të vazhdoj kursin politik që e filloj dhe e vuri në binarë Presidenti Rugova, "Në miqësi të përhershëm me SHBA-në". Pra ishte, është dhe duhet të vazhdojë të jetë formula e vetme e zgjidhjeve të të gjitha problemeve që ka Kosova, edhe problemi me Serbinë armike vetëm me ndihmën e SHBA-së do të zgjidhet”, thotë ai.

Më tej, thotë se tihrrja e Abazoviqit është tendencioze dhe dashakeqe.

Pastaj, Tahiraj shton se fugira e Erdoganit nuk është autoritative, madje ai është duke u afruar me Putinin, Iranin e shtetet të cilat janë në luftë me SHBA-të dhe vendet perëndimore.

“Thirrja për ndërmjetësim të Presidentit Erdogan është tendencioze, dashakeqe sepse do të thotë ndërrim i këtij kursi që Kosova me fanatizëm e ka ndjekur. Fillimisht, Presidenti Erdogan nuk është një figurë autoritative në vendin e vet, pastaj në arenën ndërkombëtare fare nuk ka autoritet e sidomos te vendet perëndimore dhe SHBA-së. Figura kontraverse e Presidentit Erdogan në politikën ndërkombëtare, duke u afruar me kriminelin Putin, me Iranin dhe shtete tjera që janë në luftë të ashpër me SHBA-të dhe shtetet Perëndimore, jo vetëm që nuk mund të jetë ndërmjetësuese për Kosovën në aspektin pozitiv, por përkundrazi do jetë shumë e dëmshme për Kosovën.

Për Serbinë mund të jetë e pranueshme sepse janë në të njëjtën linjë me kriminelin Putin, Iranin, Kinën dhe të tjerë. Pikërisht për shkak të kësaj aleance, ndërmjetësimi i tij për Kosovën është e papranueshme dhe duhet refuzuar që n'fillim. Kur ja shtojmë kësaj edhe faktet historike që tregojnë bashkëpunimin e ngushtë Turko-Ruso- Serb në dëm të shqiptarëve, ku si pasojë jemi të ndarë në disa shtete dhe pastrimet etnike që ndodhën në shumë troje shqiptare. Ende janë valide katër marrëveshjet Serbo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e fundit me 1953 në Split.

Abazoviq nuk mund të flas si shqiptarë sepse mbiemri i ti nuk e dëshmon se është shqiptar, pastaj pozicionimet e tij politike në Mal të Zi e bëjnë edhe më të pabesueshme për shqiptarët në Kosovë. Propozimet e këtij far Turko-Ruso-Serbofili nuk duhet marrë seriozisht por të injorohen tërësisht. Kosova dhe shqiptarët e kanë rrugëtimin e tyre të qartë, vetëm me SHBA-në përpara, kjo është e tashmja dhe e ardhmja jonë e sigurt”, përfundon Saim Tahiraj.

Haziri: Është kontribut për ta shtendosur situatën

Image
Nexhat Haziri

Lidhur me këtë analisti Nexhat Haziri thotë se, deklarata e Abazoviqit është një kontribut pr të shtensionuar situatën.

“Është një deklaratë apo propozim i vullnetit të mirë nga kryeministri i Malit te Zi z. Abazoviç dhe një kontribut për ta shtendosur situatën në mes dy vendeve fqinje, pra mes Kosovës dhe Serbisë dhe propozimi i tij për një ndërmjetës si presidenti turk Erdogan është bërë mbi bazën e raporteve të mira që Erdogan ka me kryeministrin e Kosovës z. Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuqiç”, thotë ai.

Edhe Haziri si te vetmen adresë për zgjidhjen politike e finale dhe për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi, është Uashingtoni dhe Brukseli.

“Turqia është shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës, sidomos në aspektin ekonomik por edhe në atë të politikës së jashtme, dhe poashtu është shtet mik dhe partner edhe i Serbisë, që natyrisht se mund të kontribojë që të vendoset normaliteti në marrëdhëniet Kosovë -Serbi për ta qetësuar situat[n në mes këtyre dy shteteve. Por për zgjedhjen politike e finale dhe për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi, është e vetmja adresë Uashingtoni dhe Brukseli, janë këto dy qendra të cilat mund të imponojnë marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë e që duhet ta ketë njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundon Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat