Rreziku për përshkallëzim të situatës në veri/ Analisti: Ky është sinjal i qartë për Kosovën!

Politika

Rreziku për përshkallëzim të situatës në veri/ Analisti: Ky është sinjal i qartë për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Në Bruksel është vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash temë për diskutim janë edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, porosia kryesore ishte se duhet të veprohet shpejt për shtensionimin e situatës dhe këto [veprime] duhet të bëhen nga të dyja palët“, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se thirrja për të dya palët për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, është një sinjal i qartë i vendosmërisë së Brukselit që mos të lejoj përshkallzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Thirrja për të dya palët për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, është një sinjal i qartë i vendosmërisë së Brukselit që mos të lejoj përshkallzimin e situatës në veri të Kosovës. Kjo thirrje duhet patjetër që t’i vetdisojë palët qoftë atë të Kosovës poashtu edhe atë serbe që të kontribojnë për kthimin në normalitet të situatës dhe natyrisht vazhdimin e dialogut që do të qojë në normalizimin e mardhënieve në mes dy vendeve fqinje. Në këtë aspekt, flas për qeverinë tonë, e cila duhet ta marrë shumë seriozisht këtë thirrje nga Brukseli dhe të filloj përmbushjen e kërkesave që vijnë nga Brukseli siç është tërheqja e policisë special nga ndërtesat e komuave, gjetja e një moduli për dorëheqjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave veriore dhe përgaditja e zgjedhjeve të jashtzakonëshme në katër komunat veriore të Kosovës”, u shpreh ai.

Image
Nexhat Haziri

Më tej, analisti thekson që Kosova duhet të dëshmoj se është pro rikthimin të normalitetit të politikës dhe sigurisë.

Sipas tij, duhet të dakordohet të zbatohet marrëveshja në Ohër.

“Me këtë, Kosova do të dëshmonte se e vendosur për të dhënë kontributin e saj për rikthimin e normalitetit të situatës politike dhe të sigurisë në veri të vendit duke dëshmuar poashtu gatishmërinë e saj për vazhdim të dialogut me Serbinë për ta përmbushur marrëveshjen e dakorduar në Ohër për të shkuar drejtë normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë si shtete fqinje. Kjo mendoj se do të ishte rruga që duhet ta ndjek Kosova, e jo ajo e konfronmtimit dhe kundërshtimeve me faktorin ndërkombëtar sidomos me partnerët tanë strategjik, e që kjo e fundit do të na qonte drejtë izolimit dhe humbjes së përkrahjes nga partnerët tanë”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat