Befasuese/ Zyrtarja austriake zbulon për “Bota sot” çka i thanë serbët për Asociacionin

Politika

Befasuese/ Zyrtarja austriake zbulon për “Bota sot” çka i thanë serbët për Asociacionin

Nga: A.Zh Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneerberger, ka komentuar kërcënimet e serbëve se do ta shpallin vet formimin e Asociacionit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se Asociacioni mund të çojë në krijimin e një Republika Srpska të dytë.

“Ekziston frika se kjo mund të çojë në krijimin e një Republika Srpska të dytë. Bosnja dhe Hercegovina ka treguar se një ent i tillë mund të paralizojë të gjithë vendin. A do të ishte e mundur që gjërat të ishin ndryshe me një asociacion të komunave në Kosovë? Shumë pak gjasa”, ka deklaruar Schneerberger.

Zyrtarja e BE-së ishte në Kosovë tri javë më parë. Për gazetën “Bota sot”, ajo ka treguar detaje nga takimet me disa serbë, të cilët i kanë thënë asaj se nuk e duan formimin e Asociacionit.

“Kam folur me disa serbë nga komunat e prekura gjatë vizitës sime të fundit në Kosovë tri javë më parë. Asnjëri prej tyre nuk mendon se Asociacionin është i nevojshëm. Ata nuk shohin se një Asociacion i tillë do t'i zgjidhte problemet e tyre”.

Sipas saj, serbët në Kosovë duan të jetojnë së bashku në paqe.

“Ata duan t'i jepet fund ndikimit agresiv, shantazhues nga Beogradi dhe t'i jepet fund krimit. Ata duan një sistem të mirë arsimor dhe aktivitete të kohës së lirë për fëmijët e tyre, një sistem të mirë shëndetësor dhe vende pune. Ata duan më shumë mbështetje nga Prishtina. Ata e shohin veten si pjesë e Republikës së Kosovës dhe duan të jenë pjesë e barabartë e saj”, ka treguar kryetarja e shoqatës “Vienna goes Europa” për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat