“Përballë tytave të armëve dhe autblindave serbe”/ Tahiraj: 2 korriku, bazament i shtetndërtimi të Kosovës

Politika

“Përballë tytave të armëve dhe autblindave serbe”/ Tahiraj: 2 korriku, bazament i shtetndërtimi të Kosovës

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:00
Delegatët e Deklaratës së 2 korrikut 1990

Sot janë 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Kjo është një ditë historike sepse Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Njohësi i çështjeve politike, Saim Tahiraj n[ nj[ prononcim për “Bota sot” ka folur mbi rëndësinë e kësa ditë të veçantë për popullin shqiptar.

Ai ka thënë se, dija dhe guximi ishin mbi të gjitha, sepse nën masa të rrepta policore delegatët lenxuan deklaratën përmes të cilës e shpallën Kosovën si njësi kushtetuese dhe të barabratë me republikat tjera në Jugosllavi.

“Deklarata e ish Kuvendit të Kosovës që shpallën delegatët me 02.07.1990 para ndërtesës së kuvendit, përballë tytave të armëve dhe autblindave të pushtuesit serb, është data më e rëndëshishme në historikun e formimit të shtetit të Kosovës.

Nën ato masa të rrepta policore, delegatët trima, të vendosur më tepër se kurrë, lexuan Dekleratën me të cilën shpallën Kosovën si njësi kushtetuese (Republikë), të barabartë me njësit (Republikat) tjera të Jugosllavisë. Kështu që përfundimisht Kosova lirohet nga pushtimi shekullor shovenist serb dhe populli i Kosovës barazohet me popujt tjerë në Jugosllavi.

E them këtë me bindje të fuqishme sepse ajo deklaratë ishte bazamenti i fortë mbi të cilën u ndërtuan të gjitha aktet tjera juridike që formësuan përfundimisht shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Ai thotë se po te njejtin delegatë, shapallën edhe Kushtetutën e Kaçanikut, dhe këto dy vednime ishin shumë të rëndësishme për historinë tonë, duke vënë keshtu bazat e shtetndërtimit dhe shtetformimit.

Image
Saim Tahiraj

 

“Po ai kuvend me të njejtit delegatë me 07.09.1990 në Kaçanik shpallën edhe kushtetutën e Kosovës që në historinë tonë hyri si Kushtetuta e Kaçanikut ku Kosova shpallet Republikë. Këto dy vendime të rëndësishme historike që vunë bazat shtetit të Kosovēs i hapën rrugë mbajtjes së referendumit për pavarësi të Kosovës që u mbajt me 26.09.1991 ku mbi 90% votuan për Shtetin e Pavarun të Republikēs së Kosovës.

“Në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut u mbajtën zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale ku President u zgjodh dr. Ibrahim Rugova, gjithashtu u formua edhe Qeveria e Republikës së Kosovës me shumë ministri. Kështu u rrumbullaksua në aspektin juridik shteti i Kosovës dhe filloj punën pushteti demokratik i Republikës së Kosovës, paralel me pushtetin pushtues, kriminal të Serbisë.

2 Korriku duhet të shënohet në Histori dhe të festohet nga institucionet dhe populli i Kosovës, si data e shpalljes së shtetit të Kosovës. 2 Korriku me aktet tjera përcjellëse juridike që përmendëm më lartë, janë bazamenti i fuqishëm i shtetformimit dhe shtetndërtimi të Republikës së Kosovës.

Të gjitha tendencat për ta minimizuar këtë datë, më të rëndësishmen në historinë e re të Kosovës, janë anti historike dhe qëllimkëqija, janë mohim i përpjekjeve titanike të popullit të Kosovës për shtetformim dhe shtetndërtim. Kjo tendenca e një grupi të vogël të ideologjisë së kuqe LPK-te, për t'mohur çdo gjë historike që bëri populli dhe institucionet e Kosovës dhe për të paraqitur se vetëm atë që ata kanë bërë është historia e shtetformimit dhe shtetndërtimit, është jo reale, anti historike dhe shumë e rrezikshme për vet historinë tonë. Historia e vërtet duhet shkruar me fakte, argumente, dukumente reale dhe jo me falsifikime dhe puqe ideologjike.

Urime 2 Korriku Dita e Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat