Projekt i dyshimtë kriminal, zbardhen detajet: Ja kush e detyroi Ramën e Vuçiqin t’i japin ‘fund’ Ballkanit të Hapur!

Politika

Projekt i dyshimtë kriminal, zbardhen detajet: Ja kush e detyroi Ramën e Vuçiqin t’i japin ‘fund’ Ballkanit të Hapur!

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 22:48
Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zayev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste ka njoftuar përfundimin e projektit të “Ballkanit të Hapur”, duke thënë se e ka kryer misionin e tij.

“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë”, tha ndër të tjera Rama.

Por, nga ky deklaratë e kryeministrit të Shqiëprisë mbeti i habitur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani,” tha Vuçiq.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi ‘mbylljen’ e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Image
Gani Qarri

Fillimisht, ai këtë projekt e cilësoi si ‘kurthin’ më të madhe kriminal për ‘ri-pushtimin’ e Kosovës.

Siç dihet tanimë botërisht, nga të gjithë, "Ballkani i Hapur" ishte kurthi më i madh kriminal që u ndërmor viteve të fundit, nga krimineli i sprovuar politik, Aleksandër Vuçiq, duke e përdorur si kalë troje, me siguri të 100%, greko ortodoksin Edvin Kristaq Rama, kundërshtarin e dëshmuar të shtetit të pavarur Kosovës për ri-pushtimin e "butë" të vendit tonë.

Nismë perfide e cila kishte për qëllim, që në emër të integrimit rajonal, ta rrezikonin veçanërisht perspektivën e Kosovës së pavarur, duke filluar me një ri nënshtrim praktik dhe rikthimin nën serbi me një ri-okupimin të "heshtur" dhe pa rezistencë fizike të shtetit tonë të pavarur me mjete e mënyra tjera, nga më meskinet”, deklaroi analisti.

Sipas Qarrit, kjo nisëm e dyshimtë mori fund si një histori e errët dhe e dështuar, prandaj iu gëzua faktit që Kosova e refuzoi që nga fillimi këtë projekt.

Nismë plotësisht e dyshimtë që fatmirësisht përfundoi vetëm si një histori e errët dhe tërësisht e dështuar e një sharlatani politik, i cili me gjithë refuzimin e vazhdueshëm, në vijimësi përpiqet t`ia imponojë me forcë, rolin e "babait" një populli dhe shteti të pavarur, si Kosova e lirë.

Kështu që gëzon shumë fakti se Kosova kurrë, nuk e ka pranuar Edvin Kristaq Ramën si të tillë dhe gjithmonë e ka përçmuar për politikën e tij, të dështuar, duke hedhur me nënçmim përtokë, të gjitha idetë e tij megalomane, të cilat kishin për qëllim shkatërrimin e Republikës tone”, theksoi ai.

Më tej, analisti tha se Ramën dhe Vuçiqin i detyroi Gjermania që ta mbyllin “Ballkanin e Hapur”.

“Sa i takon të ashtuquajturit "Ballkan i Hapur", në fakt ishte roli i Gjermanisë me procesin e Berlinit, që e detyroi dyshen e dyshimtë kriminale, Vuçiq- Rama, ta mbyllnin përfundimisht projektin e dështuar të tyre.

Ide e shpifur serbo-ruse, e një nga nismat më meskine dhe akt tipik mashtrues, që kishte për qëllim nënshtrimin e serishëm jo vetëm ekonomik e politik, por dhe fizik të shteteve të cilat ishin çliruar një herë e mirë nga dominimi serb dhe sundimi serbo-komunist, me një të kaluar tejet të errët, veçanërisht për shqiptarët, kohë që tanimë, fatmirësisht është e pakthyeshme dhe i takon vetëm histories”, vlerësoi Qarri.

Ndër të tjera, analisti u befasua me arsyetimin se kinse ky projekt e ka kryer misionin e tij, ndonëse ka dështuar që në fillim.

“Por habit fakti që megjithëse, më në fund u detyrua edhe vet megalomani narkoman dhe serbofili i përbetuar greko-ortodoks, Edvin Kristaq Rama,ta pranojë publikisht se ideja e shpifur politike e "Ballkanit të Hapur", për futjen e shteteve të çliruara nga domeni serb dhe sundimi serbo-komunist, ka dështuar që në fillim, çuditërisht në paraqitjen për media edhe këtë dështim të turpshëm, ai u përpoq ta arsyetonte pa lloj argumenti as fije turpi se kinse “Ballkani i Hapur”, “e paska kryer misionin", dhe tani duhet shtyrë përpara Procesin e Berlinit, pa cekur se procesi i Berlinit, ekzistonte edhe kur Vuçiqi me Ramën, përpiqeshin ta impononin idenë serbo-ruse, të ashtuquajtur "Ballkani i Hapur"”, shpjegoi ai.

Në fund, Qarri shtoi se e gjithë kjo nënkuptoi se Vuçiq dhe Rama u detyruan nda ndërkomëbtarët që ta ‘varrosin’ njëherë e mirë këtë ide të shpifur.

“Akt që lë të nënkuptohet se nuk ishte dëshira e "mirë" e Vuçiqit as vullneti "personal" i shërbëtorit të tij serbofil Edvin Kristaq Ramës, që varrosi përgjithmonë krijesën e shpifur dhe të imagjinuar serbo-ruse të prevaluar me bateria të Sergej Lavrovit dhe Vladimir Putinit, dy kallauzëve të Rusisë në Ballkan, por faktori gjerman, qoi në dështimin e nismës dhe vet kësaj dyshe turpi, ku roli i Gjermanisë përveçse është prijatar në BE-në, është veçanërisht vendimtar dhe i pazëvendësueshëm edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat