“Vuçiqi filloi të tmerrohet nga Kurti”, analisti ‘zbulon’ kush lejoi ‘zbarkimin’ e kriminelëve në veri të Kosovës!

Politika

“Vuçiqi filloi të tmerrohet nga Kurti”, analisti ‘zbulon’ kush lejoi ‘zbarkimin’ e kriminelëve në veri të Kosovës!

Nga: N.SH. Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:45
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, pasi grupet kriminale serbe sulmuan zyrtarë të policisë së Kosovës, mediat dhe KFOR-in, ka alarmuar edhe ndërkombëtarët.

Pas këtij alarmi se mund të eskalojë situata, BE vendosi edhe sanksione ndaj Kosovës, mirëpo si duket kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron të lëshoj pe, duke mborjtur kështu Kushtetutën e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj thotë se Kosova nuk po e gëzon lirinë e plotë.

Kjo pasi, sipas tij, veriu i Kosovës është lën si ‘zorrë qorre’ dhe nuk po tentojnë as të operojnë.

“Fillimisht pas luftës me ndihmën e servilave tanë pushtetar ndërkombëtarët lejuan që veriu i jonë të mos jetë plotësisht i çliruar e as i qasshëm nga pushteti qëndror i Kosovës që nuk u lejohej as atyre servilëve tanë qasje në veri anipse dikur ndihmuan që veriu të mbetet “zorrë qorre” e Kosovës. Fill pas luftës qëllimshëm veriu i Kosovës u mbush me shërbime sekrtete të huaja, në veri depërtoi fuqishëm UDB-ja famëkeqe/BIA serbe, GRU-FSB-ja ruse si dhe DGSE-ja françeze e cila kishte rekrutuar edhe liderë tanë të lufteës. Por atje u dërgua KFOR-i Francez i cili lejoj qëllimshëm UDB-n depërtimin me dhunë në jug të Mitrovicës e mbi 15 mijë shqiptarëve duke i vrarë të gjithë ata që nuk pranuan t’i lëshonin pronat e tyre”, thotë ai.

Maxharraj pohon se, së shpejti KFOR-i francez lejoi mbushjën e veriut me shërbime sekrete, por aq më keq lejoi që të vijnë nga Serbia kriminelë dhe banda kriminelësh.

“Që atëherë e deri më sot veriu i Kosovës nuk e pa dritën e bardhë, deri vonë nuk pati çasje “shtetërore” nga qeveria e Kosovës. Atje filloi çdo gjë të përmbyset para ndërkombëtarëve dhe KFOR-it francez. Kosova me Serbinë patën një dialog të imponuar qëllimshëm, anipse realisht pas shplljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të GJND së shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjeshme dhe në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare. Por, për të gjitha këto 12 vite të dialogut nuk u arrit asgjë pos disa marrëvshje të demshme për Kosovën, nga fakti se dialogun e udhëheqën servilët, të shantazhuarit nga Serbia. Kështu, që Serbia gjithnjë e më tepër i lëshonte rrënjet në veri të ndihmuar nga vegla e saj “Lista Srpska” të udhëhequr nga kriminelët e Vuçiqit që veç janë në listen e “zezë” te Amerikës”, thotë profesori.

Image
Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj

Sipas tij, shumë shpejtë veriu u bë një El Dorado serbe ku vlonte krimi i organizuar, korrupsioni, vepronin kriminelët dhe banda kriminelësh të ardhur nga Serbia me direktivat e presidentit Vuçiq pa u penguar nga askush.

“Por, kur me 21 shkurt 2021 me zgjedhjet parlamentare çdo gjë ndryshoi, populli i nxori nga loja plehrat, stervinat që më shumë kishin luajtur me shtetin se sa të ndërtonin. Fitoi koalicioni LVV me Listen “GUXO”e cila mor mbi 50% te votave me Kryetarën Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti filloi një epokë e re në qeverisje të vendit, sespe që të dytë ishin të pakorrutuar dhe nuk mund të zhantazhoheshin nga askush e as më pak nga Serbia e Vuçiqit i cili filloi të tmerrohet nga qëndrimet e Kurtit për t’i dal zot vendit të vet”, thotë profesori.

Ai shton se, kur kryrminstri Kurti filloi të interesohej edhe për shtrirjen e sovranitetit fillimisht përmes reciprocitetit të targave të cilin Serbia e aplikaonte prej vitesh pa asnje reagim të ndërkombëtarëve.

“Filloi të shprazet i tërë mllefi fashiziod i Serbisë me qeverinë e Kurtit cili veç fillo të ia prish ëndërrat për veriun. Vuçiq si një pasardhës i Millosheviqit me ide të njëjta fashiste dhe çetnike bëri çdo gjë që veriu i Kosovës të vlon, ai në veri zbarkoi qëllimshëm kriminelët dhe bandat kriminele që të krijojnë situatë konfliktuoze për të krijuar gjoja pasigurinë e serbëve të veriut”, potencon ai.

Maxharraj shton se, Vuçiqi me bandat e tij sa herë të donte bllokonte rrugët, vënte barrikada i papenguar nga KFOR-i.

“Shkoi edhe aq larg sa ditë me parë e cenoi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke i kidnapuar dhunshëm tre polic brenda territorit të Kosovës. Pra, u pa fytyra, apo më mirë me thanë dyfytyrësia e ndërkombëtarëve të cilët bile as që reaguan fuqishëm pos asaj të kthehën policët e kidnapuar. Serbisë dhe Vuçiqit nuk ia ndiu fare as për kërkesën e Eskobarit, as Hovenierit, e as të DASH-it, e lëre më për ndonjë dënim apo kërcënim për shkeljen e sovranitetit të Kosovës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat