“Rruga pa Kurtin”/ Takim joserioz i LDK-së me analistët kundërshtarë të Kryeministrit

Politika

“Rruga pa Kurtin”/ Takim joserioz i LDK-së me analistët kundërshtarë të Kryeministrit

M.Lakna Nga M.Lakna Më 5 korrik 2023 Në ora: 17:53
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

Abdixhiku i bëri bashkë elitën e analistëve të cilët qytetarët kanë mundësi që t’i shohin çdo natë nëpër televizionet e Kosovës.

Në takimin e mbyllur për medie “elita e analistëve” dhanë mendimet e tyre lidhur me situatën aktuale.

Megjithatë, qytetarëve nuk duhet t’iu mbetet fort merak se çka deklaruan këta analistë, pasi veçse i dinë mendimet e tyre. Për këtë arsye, nisma e LDK-së po konsiderohet si jo serioze për daljen nga kriza aktuale.

Për analistin Nexhat Haziri, ky takim nuk do të sjellë reziltate dhe bëhet vetëm sipërfaqësisht.

Image
Nexhat Haziri

“Organizimet e tilla si takimi i sotshëm i LDK-së me gazetarë e analistë, pa një alternativë të shfaqur publikisht nga LDK-ja me të cilën synon ndaljen e stërkeqjes së situatës në vend nga regjimi i Kurtit, pa elaburuar se cilat do të jenë format që do të ndiqen për realizimin e alternativës së saj në përballje më këtë qeverisje aktuale deri në rrëzimin e saj, por vetëm në bazë të një slogani "Rruga pa Kurtin", mendoj se nuk sjellin rezultate dhe bëhet vetëm sa për të thënë se edhe ne jemi diku. Tani është konstatim i përgjithshëm shoqëror, përjashto servilët të afërt me Kurtin, për situatën e vështirë në të cilën gjendet Kosova, qoftë politike, atë të sigurisë, ekonomike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, raportet me aleatët tanë strategjik dhe së fundi edhe përballja me masat apo sanksionet e vëna nga BE-ja, dhe rrezikimi i vendit për ndarje në vija etnike”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Ai rikujton se të gjitha këto janë konstatuar nga mediat, analistët, opozita dhe kategoritë e tjera shoqërore. Por, analisti shprehet se “konstatimet” nuk janë zgjidhje e problemit.

Por, vetëm të konstatuarit nuk është zgjedhja e problemit. personalisht jam fanatik i debative politike në media, por nuk kam dëgjuar nga asnjë analist apo opinion bërës që ka dhënë ndonjë ide se si duhet të ndal kjo situatë e cila po na çon drejtë theqafjes kolektive për ambiciet e një njeriu që më çdo kusht po dëshiron ta mbrojë pushtetin duke zhbërë edhe shtetin, përveç konstatimeve se situata është e rrezikshme. Çka edhe nëse kryeministri aktual z. Kurti pranon kushtet apo kërkesat e BE-së për shtensionim të situatës. A mund të rikuperohet dëmi që i është shkaktuar vendit si në stabilitetin e brendshëm politik, ekonomik, të marrëdhënieve ndërkombëtare, proceseve integruese euro-atlantike, kthimi në normalitet të raporteve me aleatët, përmirësimi i imazhit të vendit. A mund t'i besohet z. Kurti që edhe më tutje të qeverisë vendin dhe ta përfaqësojë Kosovën në proceset vijuese, edhe në procesin e dialogut me Serbinë”, potencon ai.

Në këtë mënyrë, analisti thotë se ka pritur nga LDK-ja si parti më e vjetër që të jetë më serioze duke paraqitur një alternativë të qartë, konkrete dhe transparente dhe të shpejtë.

“Pra të gjitha këto sot janë dilema shumë komplekse të cilat kërkojnë përgjigje. Dhe unë kam pritur që LDK-ja, mbase edhe i takon si partia më e vjetër, si bartësja dhe autorja e projektit për shtetin e Kosovës, të jetë më serioze në këtë drejtim, duke paraqitur një alternativë të qartë, konkrete dhe transparente dhe të shpejtë, të cilën do të duhej t'ua afronte se cilit qytetar të këtij vendi, në çdo fshat, lagje e qytet për një mobilizim të përgjithshëm qytetar. Dhe natyrisht në këtë formë duke kërkuar përkrahje dhe mbështetje edhe nga intelektualët, mediat dhe kategorit e tjera shoqërore. Se cili është konstatimi tashmë e dimë të gjithë, duhet veprim, edhe atë i shpejtë dhe i padhembshëm për rrëzimin e Albin Kurtit, këtij kryeministri id * *t”, përfundoi analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat