Turra-vrapi i Ramës në shërbim të Vuçiqit/Analisti: Ai me lëvizjet e tij të fundit po sillet si guvernator i Serbisë në Ballkan

Politika

Turra-vrapi i Ramës në shërbim të Vuçiqit/Analisti: Ai me lëvizjet e tij të fundit po sillet si guvernator i Serbisë në Ballkan

Nga: M.Lakna Më: 7 korrik 2023 Në ora: 19:48
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që nga dita e djeshme (e enjte 6 korrik) ka nisur një turne vizitash nëpër vendet e rajonit

Gjatë së enjtes, Edi Rama vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Derisa sot qëndroi në Bosnje e Hercegocinë dhe Serbi.

Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiqin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Sigurisht që temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë Kosova, përkatësisht dialogu Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet në veri të vendit tonë.

Kohëve të fundit, Edi Rama ka shfaqur synimet e tij për të ndërmjetësuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje kryeministri i Shqipërisë e ka parë si mundësi të mirë mbajtjen e një konference ndërkombëtare nga e cila Kosova e Serbia, nuk do të dilnin pa arritur një marrëveshje. Kjo ide ka marr mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian.

Këtë tendencë për “protagonizëm” të Ramës, e konsideron si shqetësuese analisti Milaim Nela.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se në situatën aktuale Kosova nuk ka nevojë për një Shqipëri neutrale apo avokate të Serbisë, rol të cilin po e luan Rama.

Image
Milaim Nela

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tashmë e ka Lëvizjet e Edi Ramës sidomos në krizën e Veriut të Kosovës e tani së fundmi në turra-vrapin që ka marrë në shtetet e rajonit i shoh me shqetësim.

Këto lëvizje të kryeministrit të Shqipërisë i shoh mes asaj si lëvizje për protagonizëm personal si figurë rajonale dhe shërbimit që i bën Serbisë dhe mikut të tij Aleksandër Vuçiq.

Kosova në këto momente delikate kur i gjithë faktori relevant ndërkombëtar i bëjnë presion diplomatik Kosovës që të lëshojë pe ndaj Serbisë nuk ka nevojë për Shqipëri avokate e Serbisë rol që po e luan Edi Rama, por as për rol "neutral" në rastin më të mirë por ka nevojë se paku për një Shqipëri që përmbush obligimin e saj kushtetues që është mbrojtja e interesave të bashkëkombëseve të vet kudo ku jetojnë”, ka theksuar Nela për “Bota sot”.

Ai ka theksuar se, Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe organizmave të tjera ndërkombëtare duhet të kishte ngritur zërin e saj kundër ndërhyrjes se politikës serbe paramilitarëve serbe në Veri të Kosovës.

Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit duhet të kishte protestuar fort dhe të kishte denoncuar fort ndërhyrjen e forcave speciale KOBRA ne territorin e Kosovës me ç ‘rast kidnapuan efektivet e policisë së Kosovës qe ishin në zbatim te ligjeve të shtetit te Kosovës.

Të mos harrojmë që Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 pavarësi kjo që është certifikuar nderkombtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ne vitin 2010 me kërkesë te ministrit te jashtëm serb te asaj kohe Vuk Jeremiç.

Për rrjedhoje çështjet e brendshme te Kosovës nuk mund të behën e as të ishin pjese e asnjë tryeze ndërkombëtare apo temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të drejtat e serbëve brenda territorit te Kosovës janë domen dhe përgjegjësi e qeverisë dhe shtetit te Kosovës dhe ne dijeninë time ata kanë te drejta me shume se çdo pakicë tjetër në Europe të drejta këto që ju a jep pakoja e Ahtisarit”,ka thënë ai.

Nela është shprehur se pret që këto fakte të bëhen të zëshme nga Edi Rama.

Mineshengeni Ballkanik apo siç u quajt me vonë Ballkani i Hapur ishte një mjet që u përdor nga Vuqiç për te vendosur hegjemoninë e Serbisë në Ballkan apo për të rikthyer Neo - Jugosllavine!

Nisma e Ballkanit te Hapur altoporlant i se cilës është bërë Edi Rama politikisht e ka dëmtuar rende shtetësinë e Kosovës dhe shtetësinë e saj dhe akoma më keq i dha Serbisë një fytyrë që ajo realisht nuk e ka sikur është konstruktive dhe nuk ka problem me shqiptarët në përgjithesi por problemi janë "seperatistët dhe irredentistët" e Kosovës.

Roli i Edi Ramës në këtë ndërmarrje ka qenë thikë pas shpine për Kosovën.

Pas deklarimit të 'vdekjes' se Ballkanit të Hapur çdo lloj nisme e ndërmarr nga Edi Rama e pakta fare e ndërmarr nga një njeri që ka shkatërruar çdo institucion demokratik në vendin e tij është jo kredibile”, ka potencuar ai.

Pavarësisht ndonjë gabimi, që mund të këtë bërë Albin Kurti, Nela thotë se e drejta është në anën e tij e jo të Serbisë.

Edi Rama të paktën të sillej si Kroat ndaj shqiptarëve.

Për sa i përket mbledhjeve të përbashkëta Kosove-Shqipëri unë ato gjithmonë i kam pare si shfaqje bajate folklorike që nuk prodhojnë asgjë përderisa shqiptarët e Kosovës jo vetëm i nënshtrohen kontrollit kufitar në Morinë kanë edhe një dogane tjetër në Kalimash ku gjobiten pashpirtësisht nga dogana financiare e Edi Rames sa here nisen drejt Tiranës apo bregdetit shqiptar.

Asnjë mbledhje ndërshtetërore sa kohë që nuk hiqen këta kufij nuk ka kuptim.

Përzierja e Edi Rames në dialogun shqiptaro serb siç e thashë edhe me sipër deri sot e ka dëmtuar rëndë Kosovën dhe rolin e saj dhe ka ndihmuar Serbinë.

Edi Rama duhet te stopojë këtë rol që shkon kundër interesave të shqiptarëve.

Ai me lëvizjet e tij të fundit po sillet si guvernator i Serbisë në Ballkan”, ka nënvizuar ai.

Në fund, Nela tha se Edi Rama po vazhdon në të njëjten hulli dhe politike që partia që ai kryeson dhe është krijuar nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha ka bërë që nga nëntori i vitit 1941.

Ka mbrojtur interesat serbe dhe dëmtuar ato shqiptare. Edhe Enver Hoxha bënte propagande mediatike gjoja pro Kosovës po në realitet kishte bashkëpunim underground me qeverinë jugosllave të asaj kohe. Për këtë mjafton të koktojme qindra patriotë shqiptare të Kosovës që kalonin kufirin shqiptare e përfundonin në burgjet e Enver Hoxhës ose anasjelltas ata që kalonin kufirin për në Jugosllavi nga Shqipëria ktheheshin nga autoritetet jugosllave dhe përfundonin ose ne pushkatim ose burgjet e ferrit te Enver Hoxhës”, ka përfundua Nela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat