Kritikoi Kosovën në takim me Vuçiqin, Edi Ramës i vjen reagimi “i ashpër”: Idiot tipik, të shpallet “non grata”

Politika

Kritikoi Kosovën në takim me Vuçiqin, Edi Ramës i vjen reagimi “i ashpër”: Idiot tipik, të shpallet “non grata”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 8 korrik 2023 Në ora: 15:31
Edi Rama- Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar mbrëmë në Serbi ku ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Rama me Vuçiqi nuk “nguroi” të flasë për Kosovën dhe nuk i kurseu as kritikat për situatën në veri e asociacionin.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një gabim strategjik të Kosovës tërheqjen zvarrë të asociacionit dhe futjen në zyra të kryetarëve të komunave në veri të zgjedhur nga votime të bojkotuara.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Rama u shpreh se duhet t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja në veri që do të legjitimonin kryetarët e rinj të 4 komunave.

“Drafti është kontribut pozitiv nga ana ime, dhe nuk është e thënë që palët të pranojnë. Nëse ky do të ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë nuk do të kishte asnjë vlerë. Sepse për Kosovën dhe në emër të saj flasin ata që e përfaqësojnë. Siç nuk mund ta konsultoja as me Vuçiq. Tërheqja zvarrë e asociacionit është gabim strategjik dhe po ashtu është gabim strategjik tërheqja zvarrë e krijimit të kushteve për serbët e Kosovës.

Ashtu siç besoj se këmbëngulja për të mbajtur në godina bosh, me policë, kryetarë komunash që u zgjodhën në kushte bojkoti, është një tjetër gabim strategjik. Shpresoj që presidenti dhe Serbia do ta thotë qartë, që nëse hapet rruga për zgjedhje aty do mbahen”, u shpreh Rama.

Duke komentuar vizitën e Ramës në Serbi, analisti politik Skënder Zogaj, thotë se paraqitjet e tij duhet të mbahen mend si veprim i shthurur i Tiranës zyrtare.

“Turi i vizitave të Edi Ramës nëpër vendet ballkanike dhe mënyra e paraqitjeve të tij prej një bashibozuku është dëshmi që nuk duhet fare të komentohet, por të mbahet mend si mësimi më i keq i veprimit të shthurur të Tiranës zyrtare, e cila po vazhdon të përdorë klinçe të dëmshme kundër Kosovës në rastet më dramatike të luftës për liri e pavarësi! Rama që e ka bërë Shqipërinë plojë, nuk habitë fare që të bëhet Neron për Kosovën, prandaj, nuk është aspak e habitshme vizita në Beograd, dhe deklarata idioteske e tij për situatën në veri dhe mënyrën e zgjidhjes së krizës atje!”, shprehet Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Në konferencën për shtyp ishte regjistruar edhe një moment tensioni mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Tonet e zërit ndryshuan kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.

Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Vuçiqit, i cili tha se në Serbi ata i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke shtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, është vetëm Serbia ajo që mund të propozojë statut të Asociacionit.

Në anën tjetër, Zogaj e quan Ramën idiot gjersa thotë se ai e ka hallin personal të tij.

Sipas tij, Rama duhet të shpallet non grata për Kosovën dhe t’i bëhet e ditur se është i padëshiruar në Kosovë.

“ Edi Rama është një idiot tipik, i cili ka arritur në pikën kaozike të qeverisjes së tij, prandaj kaosin në rajon, e sidomos në Kosovë e ka si mundësi të shpëtimit nga llogaridhënia për qeverisjen kriptokomuniste në Shqipëri! Rama ka hallin personal dhe po mendon se duke "shkel" Kosovën me vëllezërit ideologjik serbo-sllav mund t'i shpërlajë krimet tashme të përmasës ndërkombëtare. Kosova është në hall të madh por mendoj se duhet të jetë d qartë, duke bërë të ditur se Rama nuk mund të flas për Kosovën. E dyta: Edi Rama është dhe duhet edhe të formalizohet si person non grata për Kosovën dhe të t'i bëhet e ditur zyrtarisht se është i padëshiruar në Kosovë. Kjo do ta padtronte dashurinë vëllazërore të popullit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që duhet ta kuptojnë se Kosova dhe Shqipëria janë një atdhe i përbashkët, dhe kurrë nuk do të mund të ndodh ndryshe. Dobiçët nuk mund ta “dëmkosin kombin shqiptar!”, shprehet Zogaj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat