“Tigër prej letre”/ Analisti: Qëndrim i denjë i Gërvallës, edhe Gjergj Fishta atë kohë kishte fjalë për BE-në

Politika

“Tigër prej letre”/ Analisti: Qëndrim i denjë i Gërvallës, edhe Gjergj Fishta atë kohë kishte fjalë për BE-në

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:51
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të shtunën e kaluar në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, e quajti BE-në “tigër prej letre”.

Pas kësaj deklarate, ka pasur reagime të shumta ndaj saj, madje edhe nga vetë emisarët e BE-së, të cilët e kritikuan e ju kundërpërgjigjen ministres për këtë deklaratë.

Por, analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se e konsideron si të drejtë atë që e tha ministrja, sepse BE gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve, madje kjo është edhe historikisht.

“E vërtetë është kjo çfarë tha Donika Gërvalla se BE është "tigër prej letre". BE gjithmonë historikisht ishte kundër shqiptarëve, ajo e përdhosi kombin tonë duke e copëtuar, ndarë dhe deportuar. Qëndrimi i saj as sot nuk është më i mirë ndaj Kosovës. Kjo po shihet kah animi i saj gjatë dialogut. Emisarët e saj më me dëshirë e zhbëjnë pavarësinë e Kosovës se sa angazhohen për ndonjë zgjidhje gjatë dialogut. E tillë ishte pro-serbe, pro rusja Federika Mogherini, të tillë edhe më të këqinj janë Borell dhe Lajçak, më keqardhje që po ju ndihmon edhe Escobar, i cili anon nga aspiratat e Serbisë”, thotë ai.

Tutje, Maxharraj, shprehet se Gërvalla është ministre që nuk shantazhohet sikur opozita, andaj jo veç Gërvalla, por edhe At Gjergj Fishta, para 100 vjetësh e kishte e quajtur edhe më zi “K..rva e motit”.

“E tillë është BE asgjë nuk ka ndryshuar diçka të tillë edhe më të tmerrshme i ka thanë edhe i Madhi At Gjergj Fishta, para një 100 vjetësh duke e quajtur edhe më zi "K..rva e motit". Kjo se çka tha Gërvalla nuk u pëlqeu dy emisarëve pro serb siç janë Lajçak dhe Escobar u munduan të kundërshtojnë Donikën por nuk thanë asgjë fjalë boshe.

Sinqerisht e përgëzoi znj. Gërvalla për këtë qëndrim të saj sepse ajo është e denjë me një bagazh të madh familjar e cila nuk shantazhohet nuk i lëpihet askujt sikur këta servilët e opozitës, të cilët janë në gjendje t’ia thyejnë qafën shtetit për pushtet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat