Rrahja në Kuvendin e Kosovës, analisti ia shuan shpresat PDK-së: Ja kur mund të vijnë në pushtet!

Politika

Rrahja në Kuvendin e Kosovës, analisti ia shuan shpresat PDK-së: Ja kur mund të vijnë në pushtet!

Nga: N. Shaqiri Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:34
Memli Krasniqi

Analisti politik i cili jeton dhe vepron në Amerikë, profesor Binak Maxharraj e ka komentuar situatën e tensionuar që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasën deputetët e PDK-së me Qeverinë.

Maxharraj thotë se që nga 14 shkurti i vitit 2021, PDK-ja nuk po mund të pajtohet që është në opozitë.

Sipas tij, PDK po e ndjen rrezikun se duhet me dhënë llogari për huliganët e saj, për hajnit dhe plaçkitjet që i kanë bë vendit për këto vitet e pas luftës.

“Për këto dy vitet PDK në vend se të ndjejë përgjegjësin e hajnive që ia kanë bërë shtetit u hodhën pa kurrfarë baze, pa kurrfarë të drejte se si të vihet deri te rrëzimi i qeverisë sa nuk i ka nxanë zerzelja e madhe për llogaridhënie. PDK së bashku edhe me LDK dhe AAK sikur u bënë kumarë me Vuçiqin i cili nuk po mund të pajtohet me qëndrimet e Kurtit gjatë dialogurt, dhe si në kor Lista Srpska, PDK, LDK dhe AAK kërkonin rrëzimin e qeverisë e cila për herë të parë filloi të shtrijë sovranitetin edhe në veri”, thotë Maxharraj.

Dhe sipas tij, ku akumulim dhe shpirt ngushtësi e opozitës të cilën e quan arrogante dhe rrugaqërie shpërthueu dje në Parlamentin e Kosovës.

“Pa asnjë bazë ata u bazuan në ‘skandalin’ e Mimoza Kusarit për shkak të një bisede me disa anëtarë të Listës Serbe, duke mos kutpuar këta të gjorët e opozitës se parlamentarizmi e ka këtë për bazë se edhe partia e dreqit është në Parlament duhet të ketë ndonjë komunikim dhe kjo qëllimshëm gjoja e zemëroi opozitën e cila për këto dy vite ia mbajti partinë Vuçiqit kundër mazhorancës në pushtet”, shton ai.

Ai pohon se, opozita e tregoi se kush është, çfarë është dhe se nuk e ka luftën për shtet por për pushtet.

“Por mund të them lirisht se opozita e sidomos PDK duhet t’i lajë duart e ardhjes në pushtet, bile jo se jo për nja 10 vite e ardhshme”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat