Situata në veri, takimi i Bislimit me Petkoviq - Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare tregon se çka pritet të prodhojë takimi

Politika

Situata në veri, takimi i Bislimit me Petkoviq - Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare tregon se çka pritet të prodhojë takimi

Nga: Q.R Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:21
Foto nga takimi në Bruksel

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, konsideron se nga takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, pritet një dakordim për shtensionimin e situatës në veri, shkruan Botasot.

Sipas tij, të dyja palët do t’i pranojnë kërkesat e BE-së, por ka mbetur të sqarohet sidomos Kosova për mënyrë se si do t’i mbajë zgjedhjet a jashtëzakonshme.

“Në parim pres një dakordim që të shtensjonohet situata në veri, pra të dyja palët do t’i pranojnë kërkesat e BE-së, por këtu tash ka mbetur të sqarohet sidomos pala e Kosovës, të sqarohet mënyra se si do t’i mbajë zgjedhjet a jashtëzakonshme me dorëheqjen e kryetarëve apo në formë të kërkesës së peticionit nga 20% të qytetarëve të komunat veriore, kjo ende nuk është definuar nga Qeveria e Kosovës, pala tjetër duhet të garantoj dhe të premtoj që do të merr pjesë në zgjedhje, pra do të kemi një dakordim për ta shtensjonuar situatën në veri dhe për ta përfunduar një krizë, pra derisa të vim tek kriza e radhës sepse kjo është vetëm në sipërfaqe ndërsa në përmbajtje pa u plotësuar, pa u respektuar në plotësi marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit nuk besoj që do të ketë qetësim të situatës në tërësi”, deklaron ai për Botasot.

Image
Dritëro Arifi

Në Bruksel kanë përfunduar takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit.

Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, që ka zgjatur deri pas orës 12:00. Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës. As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Ndërkohë, në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai, po ashtu, është paraljmëruar se do të zhvillojë takim me Lajçakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat