“Kurti është bërë tmerri dhe ferri i Vuçiqit” – Analisti nga SHBA ‘godet’ opozitën që duan rrëzimin e Qeverisë!

Politika

“Kurti është bërë tmerri dhe ferri i Vuçiqit” – Analisti nga SHBA ‘godet’ opozitën që duan rrëzimin e Qeverisë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 korrik 2023 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Tashmë disa javë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, problemi i opozitës është mjaft i madh, ata nuk i kanë as për së afërmi votat për ta rrëzuar Qeverinë.

Ky mocion vjen pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët.

Në lidhje me këtë çështje, profesori Binak Maxharraj thotë se opozita prej që kanë ardhë në pushtet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët po punojnë për shtet e jo për pushtet, kanë filluar poshtërsitë ndaj Qeverisë Kurti.

Maxharraj thotë se kundër Qeverisë Kurti opozita po lufton më shumë se sa Aleksandër Vuçiqi.

“Ata në çdo kërkesë i dalin zot Serbisë dhe Vuçiqit, i cili që 25 vite vazhdon betejën e tij për zhbërjen e sovranitetit të Kosovës”, thotë Maxharraj.

Ai shton se rrëzimi i Kurtit për opozitën është me interes nacional më shumë se sa veriu apo zhdukja e sovranitetit të shtetit.

“Menjëherë pas ardhjes së Qeverisë Kurti, Vuçiqi ia kërkoj dorëheqjen e Kurtit, kur e pa se para tij nuk janë më servilët e tij, Thaçi Mustafa, Haradinaj e Hoti, për të ia bë rrafsh në kërkesat e tij. Por tash para Vuçiqit  është një arrë e fortë që nuk thyhet, s’po mund e shantazhon as ta mashtron. Albini kërkersat e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës ia përplasi në fytyrë Vuçiqit. Ai nuk bën kompromise me Vuçiqin kur është fjala për ndonjë pajtim, nuk luan me fatin e të zhdukurve dhe të përdhunuarëve, ai nuk është gati siç bënë servilët e Vuçiqit që të falë gjakun e dëshmorëve, pra krimet e luftës”, thotë Maxharraj.

Profesori shton se, “Kurti u bë tmerri dhe ferri për Vuçiqin që s’po mund të duroj. Kësaj i ndihmuan edhe opozita e mjerë, skandaloze dhe poshtëruese e Kosovës, si Haradinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku, Limaj e Molliqaj të cilët janë krejt jashtë loje tani”.

Sipas tij, të gjithë këta tash po heshtin kur është në pyetje mbrotja e sovranitetit nacional.

“Ata po i dalin zot Vuçiqit, bëhen qyqja në rremë dhe përralla e Zotit që e kanë jo mbrojtjen e veriut nga kriminelët dhe bandat e Vuçiqit por atë se Albini po i prishë me ndërkombëtarët dhe Amerikën, e që nuk është e vërtetë, por është e vërtetë se Albin Kurti më shumë e do Kosovën se sa këta servilat e Vuçiqit. Pra kjo opozitë e mjerë pro serbe ka dështuar në misionin e vet të bërit opozitë kontruktive duke mos i dal Zot vendit në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon Kosova, bile kjo opozitë nuk i del zot vendit as me protesta e demonstrata kur dihet se vendi, veriu është në rrezik”, potëncon profesori.

Maxharraj thotë se opozita në kohën e Ibrahim Rugovës dilte në protesta kundër dhunës së Millosheviqit me javë të tëra në gjithë qytetet e fshatrat e Kosovës, ndërsa shton se tani po heshtet.

“Jo vetëm opozita, por në të njëjtën vi janë edhe ndërkombëtarët duke mosi dal zot Kosovës, por po rreshtohen në krah të Serbisë kriminale anipse e dinë se ajo është fajtore për krejt këto se çfarë po ndodhë në veri”, potencon ai.

Sipas tij, opozita dhe ndërkombëtarët për gjithë këtë që ndodhi në veri po e fajësojnë Kurtin.

“E vërteta e gjithë kësaj është se Serbia fashiste po qëndron pas gjithë kësaj situate në veri, e cila nuk po kritikohet pasi i ka spiunët brenda që spiunojnë te Borrelli e Lajçaku të cilët janë proserb dhe nuk iu besohet. Pas kësaj shtrohet pyetja se ka po shkojnë ndërkombëtarët që për sjelljet kriminale të bandave serbe po e fajësojnë Albinin?, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat