Garancia për zgjedhjet në veri/ Nga Kurti, ndërkombëtarët e kthejnë presionin te Vuçiqi?

Politika

Garancia për zgjedhjet në veri/ Nga Kurti, ndërkombëtarët e kthejnë presionin te Vuçiqi?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 korrik 2023 Në ora: 12:06
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka deklaruar se Kosova ka nisur t'ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës.

E gjitha kjo vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

“Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionim të situatës”.

Megjithëkëtë, ende nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Maxharraj: Dialogu ka dështuar, s’ka marrëveshje

Në lidhje me këtë, analisti Binak Maxharraj, ka thënë se zgjedhjet në veri nuk do të kenë sukses.

Image
Binak Maxharraj

“Zgjedhjet në veri nuk do të kenë përsëri sukses, sepse nuk ka garanci nga askush. Garancitë e BE/SHBA nuk kanë vlerë, kurse Vuçiq nuk jep kurrfarë garancie sepse jeta e tij politike merr fund, sepse ai nuk mund të qëndroi gjatë në pushtet pa ngatërresa, pa trazira, protesta në veri.

Por, për të gjitha këto 12 vite të diagolimit nuk u arrit asgjë pos disa marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, nga fakti se dialogun e udhëhoqën servilët, të shantazhuarit nga Serbia. Kështu, që Serbia gjithnjë e më tepër i lëshonte rrënjët në veri të ndihmuar nga vegla e saj “Lista Srpska” të udhëhequr nga kriminelët e Vuçiqit që veç janë në listën e “zezë” të Amerikës. Pra, për këto 12 vitet dialog me Serbinë çdo gjë e pistë ndodhi, por jo edhe dialog të mirëfillët nuk kishte, zhvillohej një dialog i dështuar me disa marrëveshje dështuese, e me ndonjë siç është Asociacioni i dëmshëm për Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, edhe po të mbahen zgjedhjet, nuk do të ketë ndonjë garanci, sepse Vuçiqi do të veprojë njëjtë sikur herën e kaluar.

“Duke e pas parasysh situatën e krijuar në veri nga kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit është pak e mundshme që zgjedhjet të mbahen, sepse askush për to nuk po jep garanci të forta se ato do të ndodhin. Garancionet e BE/SHBA janë të pabesueshme, të pavlera duke e pas parasysh lojën e pistë të Vuçiqit me ndërkombëtarët i cili po luan me ta si macja me miun.

Por e vetmja garanci për mbajtjen dhe daljen e serbëve në zgjedhjet e përsëritshme është vetë presidenti Vuçiq, i cili besoj se edhe për shkak të trysnisë së ndërkombëtarëve ai nuk do të jap kurrfarë garancie do thotë sikurse dhe më parë se nuk është çështje e imja por e vetë serbëve atje, kurse de fakto ai vetë personalisht qëndron pas shpine.

Së fundi kujtoj, se më mirë është se zgjedhjet të mos mbahen fare se sa të dështojnë, pasi që askush nuk jep garanci se do të kenë sukses. Ndërkombëtarët nuk e kanë autoritetin e ndikimit në këtë çështje, kurse Vuçiq nuk do që të japë kurrfarë garancioni se serbët e veriut do të dalin në zgjedhje, sepse po të ndodhë kjo Vuçiq është humbës duke e pasur parasysh se e tërë jeta e tij politike është ne trazira, konflikte, protesta, rrenë e mashtrime pa të cilat nuk mund të jetoi politikisht”, përfundon ai për “Bota sot”.

Burjani: Duhet të vazhdojë dialogu pa kushte

Image
Blerim Burjani

Kurse, juristi, Blerim Burjani ka thënë se shpallja e zgjedhjeve do ta ndihmonte Kurtin që t’i ndalet presioni nga ndërkombëtarët e po ashtu me këtë rrugë do të hiqen edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.

“Asgjë e re nuk do të ndodhë, vetëm shtensionim. Shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve në veri do të ndihmonte Kurtin ta ndalë presionin që po ia bëjnë, me këtë veprim dalëngadalë edhe sanksionet ndaj Kosovës do të hiqen, pra nuk duhet pritur shumë për veprime, duhet menjëherë për të vepruar, më saktë duhet të kryejë detyrat apo pikat e BE për shtensioim. Bratisllava që përmendet nuk është marrëveshje por është pranim i kushteve të vjetra të BE për shtensionim të situatës.

Pra, duhet të përfundojë kjo çështje e shtensiomimit dhe të fillojë takimi i Vuçiqit dhe Kurtit, pra të vazhdojë dialogu pa kushte të reja”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat