E quajti Donika Gërvallën “turp i turpit”/ Memli Krasniqit i vjen një kundërpërgjigje e ashpër!

Politika

E quajti Donika Gërvallën “turp i turpit”/ Memli Krasniqit i vjen një kundërpërgjigje e ashpër!

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2023 Në ora: 08:28
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë ka lëshuar një varg kritikash ndaj Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi e ka quajtur Gërvallën “turpi i turpit të politikës së jashtme”, ndërsa ka akuzuar Kurtin se e ka konfrontuar Kosovën me gjithë botën.

E këto deklarata të Krasniqit, i konsideron si “pafytyrësi” publicisti Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai ka thënë se politika e Kurtit nuk iu pëlqen atyre që e mbështesin Serbinë.

Është paftyresi, idiotizëm nga ana e Mamli Krasniqit te quan Donika Gervallen "turpi i turpit".

Siç ka deklaruar sot kryetari i PDK Mamli Krasniqi se kryeministri i Kosoves Albin Kurti :"na ka konfrontu me botën, Gërvallën" turpi i turpit".

Kjo nuk është e vertetë çfarë thotë Memli Krasniqi, po sheh ënderr me sy hapur. Me tërë Boten nuk na ka konfrontuar Albin Kurti, por këtë e ka bërë Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës te cilat me ngulim kryeministri po i zbaton.

Kjo nuk po u pëlqen proserbëve siç janë Joseph Borrelli dhe Miroslav Lajçak, të cilët në çdo moment ne çdo takim në dialog me Kosovën veç shohin se si ta nënshtrojnë e poshtërojnë Kosovën në dobi të Serbisë.

Memli Krasniqi gaboi sa është i rëndë,u tregua i pa edukatë e bile edhe shumë i pakulturë kur e quajti Donika Gervallen "turpi i turpit".

Nëse dikush është i turpëruar në këtë vend atëherë jeni ju të PDK-së, sespe për këto tri dekada e keni vjedhë dhe e keni plaqkitë këtë vend derisa jeni bërë milionara”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, partitë e sotme të Opozitës gjatë gjithë qeverisjes së tyre si PAN-istë nuk e kanë kundërshtuar askënd.

Nuk e kanë kundërshtuar as Borellin, as Lajçakun e as Escobarin, veç ju kanë thanë lepe, lepe mirë e keni, nuk ua prishim qejfin. E kanë cënuar sovranitetin e shtetit duke ia falë Çakorrin Malit të ZI, keni sjallë marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç është Asociacioni një etnik serb me kompetenca ekzekutive, e keni qitë këtë vend në pazare me Serbinë sikur të ishte prone e Juaja, Keni deshte të pajtoheni me Serbinë duke ia falur të gjitha krimet dhe masakrat që Serbia i ka bërë në Kosovë gjatë luftes.

Nuk keni të drejt të kritikoni askënd për ndonje takim apo bisedë me serbet të cilet janë pjesë e Parlamentit. Por ju vet jeni ata që e keni luajt lojën e fëlliqur me serbët, jani takuar sa herë keni dashur, keni bashkëpunuar dhe zhvilluar biznese të pista së bashku me ta në veri për tri dekada, asnjë qeveri e juaja nuk ka mundur të formohet pa serbë, bile i keni pritur edhe nga 10 orë derisa kanë ardhur nga Beogradi ku ishin në biseda me padronin e tyre Vuçiq.

Por edhe nuk keni se si me la fytyrën sespe ju jeni të pafytyrë, jeni ata që jeni takuar me serbët kriminel, bandist siç jaë Radojqiq, Simiq etj. Bile jeni takuar me ta edhe në zyrat shtetërore nga presidenca e teposhtë, bile në presidencë ka pasur këshilltar serbë. Por edhe jeni takuar me ta edhe ne ndeja private”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se Krasniqi s’ka të drejtë ta kritikojë ministren Gërvalla, e cila i ka thënë gjërat hapur si në Këshillin e Sigurimit, ashtu edhe në Forumin e Dubrovnikut, për Serbinë dhe qasjen e Evropës.

Mrmli Krasniqi nuk ke të drejtë të fyesh Donika Gervallën me “turp i turpit” vetëm pse ajo në Këshillin e Suigurimit ia tha Daçiqit haptas krimet që i ka bërë ne Kosovë, e mbështeti për karrige ku nuk mund as gojen ta hap. Nuk ke të drejt të quash Donika Gervalln "turp i turpit" kur aja e quajti BE "tiger prej letre". Nuk ka gabuar por mjerisht e ka thanë një të vërtetë duke e pas parasysh sjelljen arrogante të BE e cila historikisht për shqiptarët ka qenë njerkë na ka torturua na ka ndjekur, na ka copëtua na ka deportuar.

Por edhe sot BE ka angazhuar si ndërmejetësues jo legjitim si Borellit e Lajçakut të cilët vijnë nga vendet që se njohin Kosovën sikur Borrel e Lajçak po ia bëjnë "varrin pas shpine Kosovës" duke dalë ashiqare përkrah Vuçiqit një çetniku të Drazha Mihajloviqit, duke i perbuzë të gjitha krimet dhe masakrat e bëra në Kosovë. Këtë trimëri ju të PAN-it nuk e keni pas asnjëherë dhe për këte u kanë shkelë si vllaça nepër tokë”, është shprehur ai.

Po ashtu, Maxharraj ka folur edhe për patriotizmin e ministers Gërvalla duke përmendur veprimtarinë e Jusuf Gërvallës dhe familjes Gërvalla ndër vite.

Por ti Memli Krasniqi kur te permendish emrin e Gervallajve duhet të luash vendit ata janë një familje patriotike, kombetare kur t’i ishe i vogel, baba i Donikes merrej me çështjën kombëtare në diasporë, kapej fyt për fyt me serbë në perëndim për çeshtjen e atëdheut. Për këto idelae edhe e ka dhënë jetën nga UDB-ja serbe e cila e ndiqte hap pas hapi kurse për veprimtarinë e tij atdhetare dhe kombëtare edhe u shpall Hero i Kosoves. Të njejten veprimrari në përendim e ka ndejkur edhe e bija e tij Donika Gervalla duke e sensibilizuar çështjen e Kosoves nëpër të gjitha kancelaritë e Evropës.

Ta quash sot Donika Gervallen "turpi i turpit, është aq fyese, është poshtersi, është skandaloze e mjerueshme kur ky ofendim vjen nga te pafytyrët, vjen nga ata që këtë e bëjnë për pushtet e jo për shtet sespe ju shtetin e doni vetem për ta plaçkitur”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat