Kuvendi i Shqipërisë “flakë” e Rama merret me Kosovën/ “E bën për ego” këto janë qëllimet e tij!

Politika

Kuvendi i Shqipërisë “flakë” e Rama merret me Kosovën/ “E bën për ego” këto janë qëllimet e tij!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 korrik 2023 Në ora: 17:07
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë “ziente” nga debati mes shumicës dhe opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte vendosur ta bojkotonte atë.

Rama kishte “preferuar” të merret me Kosovën dhe situatën e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një shkrimi në tëitter ka kërkuar uljen sa më të shpejtë të tensioneve në veri dhe zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar ai.

Duke komentuar veprimet e Ramës, analistët politikë thonë se ai e bën këtë për ego dhe për ta “izoluar” Kurtin.

Mehmeti: Rama ka në vetvete një luftë të fortë politike me Kurtin

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se gjersa ka kanabisuar vendin dhe varfëria po rritet, Rama sillet sikur të jetë “kryeministër i Gjermanisë apo president i ShBA-së”.

Image
Faton Mehmeti

Rama me ardhjen e tij në pushtet e ka kanabizuar vendin duke e kthyer Shqipërinë në " Kolumbi të Ballkanit". Varfëria veç sa po rritet, shqiptarët po e lëshojnë vendin, Rama sikur të jetë kryeministër i Gjermanisë apo president i SHBA po merret me rajonin duke u shpërfaqur si lider botëror. Kjo edhe është ego e tij, në vetvete kurrë s’ka qenë qëllimi i tij përmirësimi i jetës në Shqipëri dhe zgjidhja e problemeve atje”, pohon Mehmeti.

Sipas tij, Rama ka luftë politike me Kurtin dhe ai nuk ka arritur ta përmirësojë jetesën e shqiptarëve.

Rama ka në vetvete një luftë të fortë politike me Kurtin për të marr primatin e shqiptarit më të rëndësishëm në politikë, për atë që njihet si " baba i kombit", andaj po bën çdo gjë për ta izoluar Albinin. Fatkeqësisht ky njeri s’po arrin të përmirësojë jetesën e shqiptarëve e cila çdo ditë e më tepër po merr tatëpjetën”, thekson Mehmeti.

Projektligji për mjekësinë dhe për legalizimin e kanabisit janë çështjet që kanë nxitur debatet në Kuvendin e Shqipërisë.

Studentët e mjekësisë protestonin me pankarta në duar duke kundërshtuar projektligjin e qeverisë për t’i detyruar të punojnë për një periudhë 5-vjeçare brenda vendit në mënyrë që të mund të pajisen me diplomën e shkollës së lartë.

Duart që shërojnë nuk duhet të prangosen”, lexohet në një nga pankartat e studentëve. Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të marrin pjesë në seancën plenare dhe të dëgjohen në Kuvend.

Ndërsa, tre orë pas mesnate e diskutimeve, të premten kuvendi miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ligji mori 69 vota pro, 23 kundër, 3 abstenime. Tre votat abstenuese u përkisnin deputetëve socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Burjani: Rama jo rrallë luan rolin e vëllait të madh për Kosovën

Ndërsa, analisti politik Blerim Burjani, thotë se Rama ka për qëllim ngritjen e vetes.

Image
Blerim Burjani

Edhe ai mendon që Rama vepron me ego, inat e jo rrallë arrogant.

Rama ka për qëllim ngritjen e vetes në një person karizmatik evropian këtë e bën me ego, me inat, me arsye, jo rrallë është arrogant, injorant diçka, i cili me djemtë e ri të VV, këta janë të rinj e të padijshëm politikisht të papjekur dhe të qenit politikan, këtë ua thotë Rama Kurtit”, shprehet Burjani.

Sipas tij, ai do paqe me Serbinë, por nuk ka respekt për Kurtin.

“Rama do paqe me Serbinë dhe plotësimin e kapitujve të BE-së për anëtarësim, këtë do ta arrijë. Rama jo rrallë luan rolin e vëllait të madh për Kosovën, pak e hiç duket të mos ketë respekt për Kurtin dhe djemtë e po përballojnë totalisht të aktrojnë rolet të ndryshme në pushtet, Rama me sjelljen me Kosovën dhe Kurtin duhet këshilltar, edhe pse prishja e raporteve me Kurtin ishte skandali me provokues dhe më i dëmshëm për kombin, anulimi i konferencës së përbashkët u ndëshkua nga një djalë i VV. Albini, ai e ka bërë këtë se Rama donte, askush nuk mund të hyjë në mes kombit tonë, po hyri ne nuk jemi më unikë, e kjo ka ndodh me vetëdije a pa vetëdije të Ramës, rikuperimi i raporteve normal është i mundshëm, Rama e do Kosovën më të fortë dhe politikisht më të fuqishme në rajon, Serbinë do ta bëjë neutral me Kosovën nëse nuk e njeh të mos e injorojë ta pranojë në një mënyrë. Rama është dinak i madh politik, ai luan me Vuçiqin, e Vuçiq me të së bashku po luajnë rolin e udhëheqjes me Ballkanin, kjo po ndodhë, nëse prishet “Open Ballkan” prishet marrëveshja Rama - Vuçiq për rajonin”, nënvizon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat