Analisti jep paralajmërimin/ Ky është muaji që mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë – ja dy opsionet që qytetarët do të kenë!

Politika

Analisti jep paralajmërimin/ Ky është muaji që mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë – ja dy opsionet që qytetarët do të kenë!

Nga: M.Haziri Më: 24 korrik 2023 Në ora: 11:07
Kuvendi i Kosovës

Opozita po vazhdon të jetë e zëshme sa i përket mundësisë të zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Sipas tyre, rrëzimi i qeverisë është e vemtja rrugëdalje që mund ta stabilizojë vendin.

Fillimisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovën, ndërsa tani Partia Demokratike e Kosovës ka filluar “me dëshira” të tilla.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e fundit të këtij viti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai u shpreh se zgjedhjet janë të pashmangshme, të cilat më së largu mund të ndodhin në muajin nëntor.

“Situata është mjaftë konfuze dhe për t'u sqaruar kjo gjendje vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mendoj se janë të pashmangshme, më së largu në muajin nëntor. Partitë politike duhet të rikthehen edhe një herë te verdikti i qytetarit, ku përballë tij do jenë dy opsione”, u shpreh ai.

Analisti përmend dy opisone në rast të zgjedhjeve, të vazhdojë përfaqësimi i LVV apo të rikthehet opozita e tanishme në qeverisje.

“Ai aktual që përfaqëson partia në pushtet, VV-ja, koncept ky që sipas meje e ka sjellur në këtë situatë Kosovën, si një vend të izoluar, nën sanksione, pa investime nga brenda e nga jasht, pa asnjë njohje ndërkombëtare dhe me imazh të keq të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dhe në anën tjetër është opsioni i opozitës, që deklerativisht është më i hapur dhe e kundërta e konceptit qeverisës të partisë në pushtet. Sa i përket rezultatit, unë pres që ky rezultat të jetë i ngushtë, por e rëndësishmja është se për cilin opsion po vendosin qytetarët”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat