“Shpërthen” kryetari i degës së LDK-së në Gjermani ndaj Lumir Abdixhikut: A ka më turp e tmerr që ndodhi kjo!

Politika

“Shpërthen” kryetari i degës së LDK-së në Gjermani ndaj Lumir Abdixhikut: A ka më turp e tmerr që ndodhi kjo!

Nga: N. Shaqiri Më: 24 korrik 2023 Në ora: 14:48
Osman Ferizi

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish-ushtari i luftës Osman Ferizi, thotë se, gjatë veprimtarisë së tij kishte nderin të punojë e veprojë me emra që sot janë nderi i kombit në Kosovë.

Ai tregon se këta emra nderi janë edhe në mërgatë, si veprimtarë të devotshëm, luftëtarë, të sinqertë, dinjitetshëm e shumë të përkushtuar që aq shumë punuan për interesin e vendit dhe falë kësaj kategorie arritëm këtu së bashku duke kryer një obligim atdhetar ndaj kombit tonë.

“Pa diskutim që në këtë rrugëtim të gjatë pata edhe pengesa që nga përndjekja e regjimit serbo-sllavë që kishte shumë bashkëpuntor shqipfolës e sot “patriot” e “veteran fallco”, gjatë dhe pas luftës si pjesa më e madhe e popullit, poashtu kërcënime nga sekserë bandash e klanesh politikë për veprimin dhe qëndrimin tim parimorë për shtet ligjorë e demokratik kundër bandave kriminale politike, zhvatjes, hajnisë, vrasjeve, por disa që dalin të shpifin, rrejnë, intrigojnë brenda familjës sonë politike këtë nuk e kam pritur, këta të lig, servil e hiena, çakej të natës nuk janë asgjë tjetër për veç kozmopolit e mercenar, janë zvarranik fallco që vrapojnë për një foto dhe ndonjë SMS për të ju treguar shefave se ja çka i shkrova kryetarit...”, thotë Ferizi në një shkrim dërguar gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se do të lufton për të vërtetën, mbrojtjen e shtetit ligjor dhe filozofisë rugoviane.

“Unë qëndrimet e mia kurrë nuk i fshehi, as dje, sot e nesër, do luftoj për të vërtetën e në mbrojtje të shtetit ligjor, të filozofisë rugoviane, pa asnjë kompromis, ata shpifsa që thonë se nuk shahet shtëpia janë demagog, pazargji, shtëpia ruhet duke punuar mbarë e jo duke e vjedhur në emër të një kauze apo besimi, e di mirë se si një pjesë nga deputetët i bëjnë votat e tyre, shkojnë edhe në lagjet jevgje në Fushë Kosovë e blejmë vota më qifte e qebapa, disa nga këta deputet e shiten dinjitetin dhe votën e marrë dhe bëjnë pakt me Hashimin duke përfituar poste, pozita, lek, tendera, terminale, xhipa.

Ata që bënë Qeveri duke shkuar natën te Haxhi Topi për vota, as te ata që kanë votuar amnesti për bandat serbe, nuk do heshti kurrë ndaj pazargjive të kombit kushdo qofshin ata, ata që shkonin me xhipa në Gllogjan e nuk ndaleshin para shtatorës së heroit Sali Çekaj, sepse ndiej përgjegjësi qytetare dhe kam marrë besim për ta udhëheq Degen e LDK-së në Gjermani dhe atë më një proces me votë të fshehtë. Ata morra mund të vijnë e të matemi me votë të fshehtë e jo me intriga, sepse unë nuk thehem e as nuk frigkësohem, kjo llojë fare e mendësie e sollën LDK-në këtu, sepse punuan ma shumë për interesat e tyre sesa për LDK-në”, shton ai.

Osmani tregon se kjo racë i bëri puq ish presidentit Fatmir Sejdiu.

“Këta profiter me pazare dhe obstruksione e ndanë LDK-në në 14-grupime, duke e sjellë LDK-në në 11%, kush po fiton këtu, individët e jo LDK, e as shteti”, thotë ai.

Ai shton se për të ka qenë e lehtë të heshtë e të serviloset.

Si shumë që njoh që kanë mbajt dhe po mbajnë peng LDK-në në nivele të ndryshme, por kam vendos ballafaqim dhe denoncim për deformime e linçime. A ka ma turp e tmerr të anashkalohet dr. Faton Bislimi, dr. Frashër Demaj, dr. Naser Rugova… sepse klani që rrethon kryetarin ma vlerë e respekt i jep një prurje fallco si Shqipe Pantina që kurrë nuk ishte LDK, apo një Xhafer Gashi që as ai kurrë nuk ishte LDK, dhe ne kemi kuadro të fushave të ndryshme që janë pjesë e rritjës së LDK-së, kjo na qon në theqafje, ata që heshtin dhe thirren në “Rugovist të përbetuar” kanë mungesë kontributi dhe këtë e përdorin si mburojë, debati, konkurenca, meritokracia dhe vota e fshehtë janë Rugovizëm”, thotë ai.

Shkrimin në fund ai e përfundon me dy thënie.

“Heshtja është komplot. GANDI i madh.

Mosëmirënjohja është esenca e poshtersisë. E. Kanti’, përfundon Osmani Ferizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat