Vjen një reagim i ashpër kundër ndërkombëtarëve: Po favorizojnë Serbinë, po shkelin Kosovën!

Politika

Vjen një reagim i ashpër kundër ndërkombëtarëve: Po favorizojnë Serbinë, po shkelin Kosovën!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:12
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Tashmë e disa muaj raportet e Kosovës me Serbinë janë tensionuar jashtëzakonisht shumë.

Krejt kjo situatë ka ardhë për shkak të veriut të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti po tenton që të shtrijë sovranitetin e vendit.

Mirëpo, Kurtit i dolën pengesë serbët e veriut dhe grupet kriminale, të cilat udhëhiqen nga Aleksandër Vuçiqi.

Tensionet ishin të mëdha, e ato u ashpërsuan kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë shkuan në objektet komunale.

Kjo bëri që të ‘shpërthejë’ gjithçka nga grupet kriminale serbe të cilat u quan në protesta të dhunshme duke sulmuar, policinë e Kosovës, gazetarët dhe KFOR-in.

Pas kësaj situate, ishin ndërkombëtarët që kritikuan Kosovën, por nuk morën asnjë veprim ndaj shtetit kriminal serb dhe Vuçiqit.

Në lidhjet me këtë çështje, profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj, konsideron se tentimet e perëndimit që, me zor ta tërheqin Serbinë nga strofulla e Rusisë, dhe përkundër favoreve që po ia bën asaj, është e pamundshme të ndodhë një gjë e tillë.

Madje ai thotë se kjo që po ndodhë, vetëm Kosova po e ndien mbi kurrizin e saj – pra presionet e ndërkombëtarëve.

“Ndërkombëtarët nuk po i reagojnë ashpër Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, edhe pse refuzon të votojë Kosovën në KE, por edhe i kërcënon vendet tjera që mos ta bëjnë këtë. Ndërkombëtarët nuk reagojnë kur Serbia refuzon haptas të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, madje Vuçiqi thotë hapur se nuk do ta njohë kurrë Kosovën por që edhe refuzon marrëveshjen e ndërkombëtareve. Prap ndërkombëtarët heshtin, kurse Kosova insiston që kjo marrëveshje të nënshrkuhet, sepse çdo marrëveshje e panënshkruar është vetëm fjalë, por këtë e refuzon Serbia hapas, kurse reagimet e ndërkombëtarëve janë zero”, thotë profesori.

Maxharraj, kritikon ndërkombëtarët që sipas tij, kanë bërë thirrje që mos të arrestohen as kriminelët e veriut, apo bandat e Vuçiqit edhe pse i plagosën dhe rrahën policët e Kosovës, gazetarët dhe KFOR-in.

“Ndërkombëtarët reagojnë ashpër se pse Qeveria e Kosovës po i burgos kriminelët dhe bandat e Vuçiqit të cilët rrahën KFOR-in, policinë dhe gazetarët. Madje Serbia nuk i pyet fare ndërkombëtaret kur ajo e cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, duke hyrë brenda territorit të Kosovës, kur i kidnapoi tre policë të Kosovës”, potencon profesori.

Sipas tij, po shihet se kush janë ndërkombëtarët, duke shtuar se ata po e ledhatojnë Serbinë kurse po e dëmtojnë të dobëtin – Kosovën.

“Pra, a është kjo drejtësi e njohur e perëndimorëve? Kjo është padrejtësi kur i forti është mbi ligjin, vepron kundër ligjit duhe e shtypur të dobëtin. Pra, mund të konkludohet se ndërkombëtarët nuk e kanë një politikë konsistente ndaj Kosovës, sikur qëllimshëm e kanë harruar duke u dhënë më shumë kah Serbia, anipse ndërkombëtarët e dinë fort mirë se në të gjitha fatkeqësitë në ish-jugosllavi, fajtore ishte Serbia, duke tentuar të krijojë fantazmën “Serbinë e madhe””, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat