Paralajmëroi krizë të radhës në veri, vjen kundërpërgjigja për Jabllanoviqin- ja çfarë i përkujtohet!

Politika

Paralajmëroi krizë të radhës në veri, vjen kundërpërgjigja për Jabllanoviqin- ja çfarë i përkujtohet!

Nga: M.Lakna Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:13
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarët e rinj në veri të Kosovës.

Jablanoviq shtoi se vendimi i fundit i Qeverisë për një Udhëzim Administrativ rreth zgjedhjeve në veri, sipas tij, është lëvizje konstruktive ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Gjë që sipas tij, mund të Kosova mund të ketë krizën e radhës.

“Jam i sigurt se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarin në veri të Kosovës. Për mendimin tim, kjo është një lëvizje e Qeverisës së Kosovës që dëshiron të prezantohet si palë konstruktive ndaj BE-së dhe SHBA-së dhe në thelb ajo lëvizje është vetëm duke blerë kohë dhe do të çojë në vazhdimin e krizës në muajt e ardhshëm”, thotë ai.

Këtë deklaratë të Jabllanoviçiq e komentoi për gazetën “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

E sipas tij, në veri të Kosovës nuk mund të këtë zgjedhje jo ligjore

“Lidhur me kushtin e paraqitur nga UE dhe SHBA për katër komunat në veri të Kosovës, që lidhet me zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme, ka komente dhe pozicione të kundërta.

Qeveria po kërkon format ligjore të zgjedhjeve. Ndërsa, politikanet shovenoserbomëdhenj, janë vetëm për marrje të pushtetit, që reflektohet de-fakto. Për serbomëdhenjtë nuk ekziston legjislacioni i Kosovës.

Politikanët e neoshovenist serb, si Aleksander Jabllanoviqin, kanë dhënë mendime lidhur me zgjedhjet.

Në këtë kontest deklaroi:

"Peticioni nuk është mënyrë e duhur për të zëvendësuar kryetaret e rijnë në veri të Kosovës(...). Udhëzimi administrativ rreth zgjedhjeve në veri është lëvizje konstruktive ndaj SHBA-ve dhe UE-se".

Ky shovenist pretendon të përcaktoj edhe mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Tamam, sikurse Republika e Kosovës, mos të kishte ligje.

Mirëpo, shteti i Kosovës ka ligje. Ne zgjedhje mund të shkohet në mënyra dhe forma të ndryshme” ka thënë Kelmendi.

Ai ka potencuar se përpos zgjedhjeve te rregulla, të cilat mbahen mbi bazën e Kushtetutës, ka edhe disa mënyra tjera.

“Konkretisht:

1. Me peticion, duke mbledhur nënshkrime të votueseve në komune.

2. Me mos funksionimin e organeve sipas Kushtetutës se Republikës.

Presidentja i shpalle zgjedhjet, por me kusht që organet lokale të rrezikojnë shtetin e se drejtës.

3. Me çrregullime te ndryshme te pushtetit, kur organet e zgjedhura japin dorëheqje dhe komunat mbesin pa kryetar.

4. Me vdekjen e kryetareve dhe me ikjen nga vendi.

5. Me krijimin e kushteve për votim, me ç’ rast i mundësohet qytetareve riatdhesimi në tokat, në banesat e në shtëpitë e vet.

6. Kur organet lokale, kryetaret e komunave kryejnë vepër penale të dënueshme sipas neneve 100 -125 te Kodit Penal të Kosovës, që nënkupton rrezikimin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit, duke marre vendime për ndarje dhe për mos respektimin e organeve të larta të shtetit”, ka nënvizuar ai.

Pikërisht, këto norma sipas Kelmendit kërkohet të respektohen nga shteti i Kosovës.

“Republika ka për detyrë të ruaj hapësirën e vete territoriale dhe rendin politiko-shoqëror. Nuk duhet lejuar që ato të shkelen.

Armiqtë dënohen.

Dënimet shkojnë këtu deri me burg të përjetshëm.

Ndërsa, zgjedhjet përcaktohen, fjala është për zgjedhjet jo të rregullta sipas normave ligjore në fuqi.

Të gjitha format e theksuara janë ligjore.

Cila formë e zgjedhjeve zgjidhet për të shkuar në zgjedhje i takon pushtetit aktual në vend të përcaktoi.

Askush nuk mund të diktojë zgjedhje jo ligjore”, përfundoi juristi Kelmendi.

Ndryshe, Jabllanoviqka theksuar se nëse nuk ka bashkëbisedim mes partive politike në veri dhe kryeministrit e presidentes, përsëri nuk do të ketë pjesëmarrës të serbëve në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat