“Gjarpri i rrezikshëm mbi kokën e Kosovës”/ Thirrja e analistit: Bashkësia ndërkombëtare të mos e përkëdhel Serbinë

Politika

“Gjarpri i rrezikshëm mbi kokën e Kosovës”/ Thirrja e analistit: Bashkësia ndërkombëtare të mos e përkëdhel Serbinë

Nga: M.Lakna Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:03
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë po vazhdojnë të mos e gjejnë rrugën e normalizimit.

Kjo po ndodhë pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bashkësia ndërkombëtare po i bën në këtë drejtim.

E për krejt këtë situatë publicisti Dedë Preqi e ka bërë fajtore Serbinë, e cila sipas tij i ngjan një gjarpri helmues.

Image
Dedë Preqi

“Shumica e popujve të botës e marrin gjarprin si imazh simbolik iq satanit, që i ngatërron në sytë e njerëzve gjërat dhe faktet themelore të ekzistencës së tij, por njeriu i keq apo njeriu i pa «njeri» është edhe më i rrezikshëm se gjarpri dhe satani, sepse i luan rrolet e njërit dhe tjetrit.

Kur gjarpri të kafshon, në të njëjtën kohë edhe ik, që ndoshta edhe satani si një lloj misteri i djallëzuar, pas paraqitjes së fantazmës së tij djallëzore në një mënyrë edhe ky do ikte, ndërsa njeriu që i luan të dy rrolet e tyre, sikur që është në këtë rast Serbia dhe formati i Vuçiqit, të kafshojnë e të helmojnë dhe fare nuk ikin”, ka thënë Preqi për “Bota sot”.

Ai me këtë rast ka rikujtuar se edhe Millosheviqi, krye-kasapi i Ballkanit, e lozte një rrol të tillë, i cili do ta helmonte tërë popullatën shqiptare të Kosovës dhe rajonit.

“Edhe pse dikur vonë, bashkimi ndërkombëtar në krye me SHBA-të, dhe aleatët e vet perëndimor, e përdorën «serumin» NATO, kundër këtij helmi të rrezikshëm, prapë se prapë helmi i kësaj shtaze të egër po shkakton plagë të reja akoma në Kosovë, që mund të përhapën edhe në rajon e më larg.

NATO-ja, dhe sulmet e saja kundër fashizmit serb, ishin të arsyeshme, me ç’ rast kërkohej mbrojtja dhe ndalimi i keqtrajtimeve dhe gjenocidit serb ndaj popullatës së pa fajshme shqiptare, e cila forcë me operacionet e veta zgjati plot 78 ditë, duke e sulmuar gjakësorin serb, apo gjarprin helmues nga bishti…por jo edhe nga koka.

Çka është e vërteta, se kjo forcë dhe aleancë e fuqive të mëdha të botës, e kishte arsyen e saj të sulmojë caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi, për ta ndaluar terrorin serb mbi popullin shqiptarë, por plani i gjeneralit Wesley Clark, ishte më i përpikti, sikur sulmet e NATO-s, të fillonin nga koka e gjarpërit serb dhe duke rënë deri te bishti, për ta rehatuar dhe disiplinuar gjarprin e madh Millosheviq”, është shprehur ai.

Preqi rikujtoi fjalët e gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark, në librin /Të bësh luftë moderne/ se: «pa një forcë tokësore nuk ekziston garanci se do mundemi ta dëbojmë Millosheviqin, në tërësi nga Kosova, dhe ishte e pa njohur një gjë e tillë që ta realizojmë vetëm nga ajri».

Prandaj, gjithë ajo luftë dhe forcë e NATO-s, përkrah popullatës dhe përkrah UÇK-së, dhe gjithë ai mundi dhe gjak që është derdhë për çlirimin dhe fitoren e lirisë së këtij vendi, me ç’ rast kemi edhe 1600 të pagjetur edhe mbas 24 viteve të pasluftës, dhe akoma gjarprin serb Kosova, e ka mbi kokë”, nënvizoi ai.

Analisti Preqi ka thënë se duhet ta paraqesim këtë pesimizëm, por dhe një zhgënjim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta merr një gjë të tillë më me seriozitet dhe Serbinë ta disiplinojë në një mënyrë dhe jo vetëm duke e përkëdhelur, duke përfituar të kundërtën që po mendohet se do t’i shërbejë bashkësisë ndërkombëtare për interesa të veta.

Dhe njëkohësisht të tregojmë opsionin e vetëm dhe të vërtetë, i cili qëndron edhe mbi të gjitha opsionet tjera, që i dedikohen marrëdhënieve dhe paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, si hapësirë për një njerëzim të vetëdijshëm dhe për të ndërtuar populli të ardhmen e vet, do duhej së pari që Serbia, të kërkojë falje për gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, përndryshe nuk do bëhet fjalë për paqe as stabilitet në Ballkan”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat