Serbia mori një ‘goditje’ të rëndë nga ndërkombëtarët - zbardhen prapaskenat e letrës së fuqishme në të cilën u mbështet Kosova

Politika

Serbia mori një ‘goditje’ të rëndë nga ndërkombëtarët - zbardhen prapaskenat e letrës së fuqishme në të cilën u mbështet Kosova

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:29
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi

Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

Opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” këtë letër të ligjëvënësve ndërkombëtarë e cilësoi si shumë të vlefshme.

Sipas tij, kjo dëshmon përkushtimin e madh të diplomacisë ndërkomëbtare për raportet Kosovë-Serbi.

“Në një mënyrë apo tjetren, Serbia duhet të parandalohet kur dihet botërisht politika e saj e rrezikshme ndaj Kosovës, po ashtu edhe ndaj stabilitetit dhe paqës në rajon, prandaj edhe pse ndoshta do të ishte e vouar një iniciativë e tillë e diplomacisë perëndimore, por edhe tani e ka vlerën e saj shumë të madhe dhe të qëlluar.

Letra që dërguan ligjvënësit, diplomatët, kryetarët e komiteteve për Punë të Jashtme dhe deputetët perëndimor nga Amerika, Evropa, Britania e Madhe, dhe shumë vende të botës paqedashëse, drejtuar Uashingtonit, Londonit dhe Brukselit, është letra më e vlefshme që i drejtohet këtij ambienti politik të botës demokratike, me nevojën e një serioziteti dhe përkushtimi më të madh të diplomacisë ndërkombëtare në raport me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, që nënkupton parandalimin e politikës së Serbisë dhe Vuçiqit, ndaj Kosovës”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi përmendi një çështje të ndërlikuar në raport të qasjes së Perëndimit ndaj dialogut Kosovë-Serbi, derisa kritikoi Escobarin, Borellin dhe Lajçakun.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Pikërisht duke u nisur nga këtu e një çështje të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishme, mund të shtrohet pyetja se çka ndodhi deri më tani në marrëveshjet Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e  BE-së, dhe miqëve tjerë ndërkombëtarë, me ç’rast sikur zvetënimi dhe neglizhenca e kësaj çështje e tejkaloi një rol të tillë pa ndonjë sukses, jo përshkak të ndikimeve të rolit amerikan dhe rolit evropian, por për shkak të akterëve të dobët në këto role, sikur që ishte Escobar, Borell dhe Lajçak, të cilët haptas treguan politikë të një anshme përkrah Serbisë dhe kriminelit Vuçiq”, nënvizoi opinionisti.

Më tej, ai vlerësoi lart ata që nënshkruan këtë letër në favor të Kosovës, përfshirë Mendez, Torres, Kearns dhe Roth. Duke thënë se nuk duhet lejuar një qasje e tillë e shteti serb edhe më tej.

“Kjo letër e nënshkruar nga dhjetë kryetar të komiteteve për Punë të Jashtme dhe 56 deputet, në mesin e të cilëve edhe senatori amerikan Bob Menendez, dhe kongresisti Ritchie Torres, poashtu duke iu falënderuar edhe deputetes së shquar britanike z.Alicia Kearn, kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, dhe shumë intelektualeve dhe politikanëve të tjerë, e marrin përgjegjësinë e kësaj letre, duke e tejkaluar plogështinë dhe ligësinë politike, që mos t’ia lejojnë vetës, që një praktikë e tillë e pa kuptimtë e Serbisë, të vazhdohet më tutje, e cila po shkakton probleme dhe tallje edhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Këtë seriozitet që kanë ndërmarrë njerëzit e diplomacisë perëndimore, duke iu drejtuar fuqive të mëdha të botës demokratike, përmes një letre të thjeshtë, por që përmbanë brumin e diplomacisë dhe politikës paqësore ndërkombëtare, që i dedikohet kryesisht Kosovës dhe Serbisë, dhe zgjidhjes së problemit të pa zgjidhur në mes tyre, ku situata vetëm po rritet e përshkallëzohet çdo ditë e më shumë, atëherë njeriu, përballë një realiteti të tillë, ose duhet të luftoj në pozicionin vendimtar, apo sikur po dorëzohet pa kushte kësaj situate mizore, të cilën po e shkakton Serbia para syve të botës”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, opinionisti përmendi edhe mbështetjen që qeveria jonë ia bëri kësaj letre të diplomatëve ndërkomëbtar, ku tha se Kosova është e shqetësuar nga politikat që po i zbaton shteti serb në krye me Vuçiqin.

“Edhe Kosova dhe qeveria e saj me kryeministrin Kurti, e ka mirëpritë iniciativën dhe imazhin e kësaj letre, të udhëhequr nga nisma e intelektualëve dhe diplomatëve perëndimor, me çrast Kosova, është e shqetësuar nga problemet dhe praktikat të cilat po i zbaton politika e Serbisë, ndaj shtetit të Kosovës, pothuaj si një ngjarje që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, ku dëshmi të mjaftueshme për të cilën ka e gjithë bota demokratike.

Nga çka është pohuar nga kjo letër dhe të tjera që mund të shtohen, drejtuar SHBA-ve, BE-së, dhe Britanisë së Madhe, që kanë për qëllim zgjidhjen e problemit të çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të arritë një rezultat të zgjidhjes përfundimtare e paqësore në mes këtyre dy vendeve, kjo zë fillin me një dukuri elementare, pasi vëzhguesi apo ndërmjetësi merr pjesë në atë që vëzhgohet me seriozitet, ose marrëdhënia e shkakësisë, sipas së cilës nuk ekziston asnjë veprim i njëanshëm e një qenie mbi një tjetër”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat