Ish-agjenti i ShIK-ut “paralajmëron” Kosovën: Duhet të jetë e përgatitur, e gatshme dhe e fortë ushtarakisht

Politika

Ish-agjenti i ShIK-ut “paralajmëron” Kosovën: Duhet të jetë e përgatitur, e gatshme dhe e fortë ushtarakisht

Nga: Naile Ejupi Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:52
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Kosova dhe Serbia ende nuk po gjejnë një konsensus të përbashkët për paqe mes të dyja vendeve.

Madje në media, ishte riaktualizuar deklarata e gazetarit serb, i cili deklaronte se çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej vetëm ushtarakisht, por ata nuk kanë forcë ushtarake, ekonomike e politike.

Ndërsa, ish- agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari, ka komentuar personin në fjalë, që sipas tij, ka treguar të vërtetën e mendimit të botës serbe.

Sipas Miftarit, Serbia ndër shekuj ka treguar se e njeh vetëm gjuhën e forcës ushtarake.

“Personi që e ka thënë këtë thënie se ushtarakisht duhet të pushtohet Kosova, por s’kemi forcë ushtarake është ish- gazetari dhe analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski që ishte në fund edhe si ambasador i Serbisë në Rus-  Moskë, por befasisht ka vdekur kinse nga sulmi kardiak, por flitet se ishte i implikuar në tregtinë me armë ruse dhe Bjelloruse gjegjësisht me MIG 29 që disa aeroplanë iu falën e disa ju shiten Serbisë.! Ky Lazonski e ka thënë vetëm të vërtetën e mendimit të botës serbe për çështjen e Kosovës, dhe e vetmja gjuhë që e kupton Serbia ndër shekuj është gjuha e forcës ushtarake”, ka theksuar Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai ka kërkuar që Kosova të jetë e gatshme, e fortë ushtarakisht.

“Vendi jonë Kosova nëse do të jetojë në paqe me Serbinë gjithmonë duhet të jetë i përgatitur, i gatshme, i fortë ushtarakisht që ta mund në çdo betejë të mundshme ushtrinë serbe, përndryshe kurrë Serbisë nuk i shuhen ëndrrat ta ripushtojë prapë Kosovën. Kjo ndodh pasi politikën e shteti serbe e bën Kisha Serbo- Ruse , dhe akademia e shkencës serbe që në fakt janë qendra që i praprinë shumë qindra gjenocideve, spastrimeve etnike, vrasjeve masive, dhunimeve etnike dhe Serbia i nxiti si luftëra ballkanike, luftëra e parë botërore dhe luftërave tē viteve ‘90 kur u shkatërruar Jugosllavia ne shqiptarët duhet ta dimë ta kuptojmë njëherë e mirë se nē boten serbo- ruse nuk ka vend për popujt tjerë pos për popujt sllav dhe ortodoks popujt, tjerë duan t’i eliminojnë, t’i ndjekin ose t’i asimilojnë”, ka pohuar Miftari.

Tutje, sipas tij, serbët e konsiderojnë vetën popull qiellor.

“Serbët e konsiderojnë veten se janë popull i qjellor edhe pse në akademinë e tyre gënjeshtrat dhe intrigat janë virtyt i tyre, prandaj populli i jonë shqiptar duhet të jetë i gatshëm ekonomikisht, politikisht, por sidomos ushtarakisht nëse nisin serbët aventura ndonjë sulm ushtarak kundër nesh, ne duhet ushtarakisht përmes armëve të dërgojnë sulmuesit, forcat serb në qjell aty ku e kanë vendin dhe me metodën e vetme që e kuptojnë .!”, ka shtuar Miftari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat