Shpresa për njohje nga Vatikani, vjen lajmi i mirë për Kosovën

Politika

Shpresa për njohje nga Vatikani, vjen lajmi i mirë për Kosovën

Nga: A.M. Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:57
Albin Kurti dhe Papa Françesku

Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë.

Kështu ka thënë vet ai në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva.

 “Ne jemi duke punuar për një vizitë në Kosovë, por nuk është e përcaktuar”.

Kjo vizitë e paralajmëruar nga Papa Françesku po mirëpritet fuqishëm, derisa po cilësohet një vizitë si shumë e rëndësishme e cila mund të rrisë shpresat për njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Madje, analisti politik, Nexhat Haziri e vlerësoi si historike këtë vizitë paralajmëruese të Papës së Vatikanit.

Ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se kjo vizitë do shënonte edhe njohjen de jure të Vatikanit.

“Ardhja e Papa Françeskut në Kosovë do të ishte një lajm i mirë dhe me peshë historike, jo vetëm në aspektin politik të forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve në mes Vatikanit dhe Kosovës, që natyrisht do të shënonte edhe njohjen de jure të Kosovës nga Vatikani.”, deklaroi analisti.

Image
Analisti politik, Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, me këtë njohje do vinin edhe njohje të reja për shtetin tonë, kryesisht nga shtetet që kanë raport special me Vatikanin.

“Kjo për Kosovën do të thoshte shumë pasi nga kjo njohje do të nxiteshin edhe njohje të reja për Kosovën nga shtete të tjera që po ashtu kanë raporte speciale me Vatikanin dhe kjo do të kontribuonte në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, analisti tha se kjo vizitë do ishte shumë domethënese, pasi Papa do vinte në vendin i cili është djep i kulturës së hershme perëndimore.

“Përtej kësaj, po ashtu vizita e Papa Françeskut në Kosovë ështe historike dhe shumë domethënëse për ne shqiptarët, për traditën, kulturën dhe historinë tonë, pasi kjo vizitë e Papa Françeskut bëhet në një vend i cili është djep i kulturës së hershme perëndimore, vendlindja e ipeshkëve Andrea dhe Pjetër Bogdanit, vendi i origjinës së shënjtores Nënë Tereza”, përfundoi Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat