Letra për Kosovën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër/ Analisti: Serbisë iu bën me dije shumë gjëra!

Politika

Letra për Kosovën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër/ Analisti: Serbisë iu bën me dije shumë gjëra!

Nga: A.SH Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:01
Kryeministri Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi - foto ilustrim

56 ligjvënës amerikanë dhe evropianë përmes një letre kanë kritikuar Beogradin për politikën ndaj Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër, përmes së cilës kërkohet qasje e barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe ku ankohen për anim kah Beogradi.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.

Kurse, përfaqësues të pushtetit serb kanë thënë se letra është presion ndaj Serbisë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, një pjesë e opozitës mendon se letra është e pafavorshme, sepse paralajmëron ndryshim në kursin ndaj Serbisë.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se masa ndëshkuese e Vulinit nga Amerika sikur i priu letrës së 56 ligjvënësve për të kritikuar Beogradin për qasjen dhe politikën e saj agresive kundër Kosovës.

“A po kuptohet secilën ditë e më shumë së qasja e BE-se, dhe Eskobarit rreth dialogut duke i bërë presion Kosovës , e jo Serbisë, është qasje e gabuar. Potezi i tërhequr nga DASH për ta ndëshkuar, shefin e BIA-së serbe, Aleksander Vulin, duke e vu atë në regjimin e sanksioneve, në një formë apo tjetër, e ka vu edhe Serbinë e Vuqiqit, si fajtorin kryesor për normalizimin e marrdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo masë ndëshkuese ndaj Vulinit, sikur i parapriu edhe letrës të 56 parlamentarëve të botës perëndimorë, të cilët kërkuan nga Amerika, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, që të bëhet presion regjimit të Beogradit zyrtar, e që në fakt kjo letër nënkuptohet si kundërshtim ndaj presionit dhe masave që ju bënë padrejtësisht Kosovës për përshkallëzim të situatës në veri të vendit”, thotë ai.

Sipas tij, kjo letër është dashur të kuptohet seripzisht nga pushteti serb, poashtu edhe nga BE-ja e cila po bën fajtore Kosovën në raport me Serbinë.

"Kjo letër e parlamentarëve të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë, Suedisë , Ukrainës, Çekisë, Irlandës, Austrisë, Islandës, Lituanisë, Letonisë dhe Holandës, dërguar sekretarit të shtetit, Antoni Blinken, Ministritë të Punëve të Jashtme të Anglisë, Xhems Klever, dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Xhosef Borrellit, ishte dashur të kuptohet seriozisht nga pushteti shovinist i Beogradit, por dhe nga BE-ja, e cila deri më tash kishte qasje të gabuar, apo qasje proserbe në zhvillimin e bisedimeve.

Në këtë letër kërkohet nga SHBA-të, BE-ja dhe Anglia që të qartësojnë politikat e tyre ndaj Serbisë në relacion me Kosovën. Akcenti politik i letrës të këtyre parlamenetareve, është se përgjegjësia ju takon minoritetit serb në Kosovë dhe Beogradit zyrtar përmes Vuqiqit për përshkallëzim të situatës në veri”, shprehet tutje analisti.

Më tej, ai nënvizon se kjo letër i bëri me dije shumë gjëra Serbisë në raport me Kosovën, duke filluar nga të qenit shtet i pavarur dhe se nuk ka të drejtë të Serbis të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Në raportin e letrës potencohet edhe për dërgimin e armëve nga Serbia në Kosovë, dhe depon e armatimit në veri. Ajo që është qenësore në përmbajten e kësaj letre është konstatimi se Kosova është shtet sovran më demokraci funksionale, dhe se kjo duhet të jetë pikënisja e zhvillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu në letër i bëhet me dije Serbisë se nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të një shteti sovran, fjala është këtu konkretisht për zgjedhjet lokale në katër komunat më shumicë serbe në Kosovë.

Mos pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia është duke i dëmtuar shumë proceset thuhet ndër të tjera në këtë letër, e cila ishte dashur të këtë peshë të madhe, për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Ne këtë letër po ashtu thuhet se Serbia nuk është ndëshkuar për incidentin e rëndë ndaj pjesëtarëve të policisë të Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Ndërsa ne themi se protestat e dhunshme u organizuan nga strukturat paralele serbe dhe nga Vuqiqi, ishin provokim i hapur për ndarje të veriut të Mitrovicës nga jugu. Presidenti i Serbisë, përmes Listës Serbe e cila po kërkon bojkotim të sërishëm të zgjedhjeve në veri, është duke e kontestuar hapur pavarësinë e Kosovës sikur që e ka kontestuar edhe deri më tash. Se a do të ndërpriten këto praktika antiKosovë në vazhdimin e dialogut pas kësaj letre dhe qasjes shumë më pozitive të Uashingtonit, pas ndëshkimit të Vulinit dhe pas deklarimit të fundit të Eskobarit, se zgjedhjet e ardhshme në veri, do të pranohen si legjitime e deshti këtë gjë Beogradi apo jo, mbetet të shihet…”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat