Shqipëria dërgoi trupa shtesë në Kosovë, eksperti i sigurisë zbardh prapaskenat – ja çfarë plani po përgatit KFOR-i

Politika

Shqipëria dërgoi trupa shtesë në Kosovë, eksperti i sigurisë zbardh prapaskenat – ja çfarë plani po përgatit KFOR-i

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:30
Ushtarë të Shqipërisë

Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it, në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh e pjesëmarrja në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

“Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë, duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, theksoi ai.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai vlerëson se KFOR ua ka lënë anëtarëve të tjerë për ta udhëhequr ambientin qe e ka monitoruar për 23 vite.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“KFOR ka avancuar në ri-organizimin e saj duke ju lënë anëtarëve tjerë të këtij misioni primatin dhe mandatin për të udhehequr në një ambient të cilën e ka monitoruar KFOR se 23 vite të pasluftës.

Në kuadër të KFOR tani janë këto shtete (Hungaria, Turqia, Italia, Amerika dhe ngritja e Shqipërisë) që e përbëjnë bazën operative dhe logjistikë të këtij misioni”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, FARSH e cilësoi si një aleat të jashtëzakonshëm.

“Pra, mund të vlerësohet lartë angazhimi i FARSH në kuadër NATO dhe misioneve të saj siç është KFOR - si një aleat i jashtëzakonshëm dhe profesional”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Pas zhvillimeve të muajve të fundit në komunat veriore të Republikës së Kosovës, ku serbë të armatosur dhe të maskuar plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, dhjetëra policë të Kosovës si dhe gazetarë, NATO vendosi të shtojë praninë e saj.

Rreth 700 trupa shtesë janë dislokuar në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat