Maxharraj “godet” qeveritë e kaluara: Marrja e këtij vendimi do ta shpëtonte veriun nga kthetrat e Vuçiqit!

Politika

Maxharraj “godet” qeveritë e kaluara: Marrja e këtij vendimi do ta shpëtonte veriun nga kthetrat e Vuçiqit!

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:10
Foto arkiv

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht zhvillimet në katër komunat e veriut.

Ai ka thënë se shqiptarët në vitin 1999 ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre në veri dhe akoma sot e 24 vjet nuk janë kthyer. Sipas tij, atje edhe nuk ka as xhami e as shkollë në gjuhën shqipe, që më parë ishin.

“Nexhemdin Spahiu kishte deklaruar se pushteti në katër komunat veriore para së të shkojë në zgjedhje të parakohshme duhet t’i përfundojë tri detyra që sipas tij janë shumë të rëndësishme: “Rindërtimi i Xhamisë të Ura e Ibrit e cila është shkatërruar gjatë luftës nga forcat serbe e cila për 24 vitet nuk është ndërtuar, hapja e një shkolle në gjuhën shqipe dhe boshnjake në komunën veriore të Mitrovicës dhe hapja Urës së Ibrit”.

Këto janë kërkesat imediate të domosdoshme për të cilat Komunat në veri duhet të sjellin vendime para se të shkohet në zgjedhjet e reja, sepse janë në harmoni me ligjin dhe kushtetutën sepse zgjedhjet atje ishin legjitime dhe të pranueshme edhe nga faktori ndërkombëtar.

Vendime këto të cilat duhet të jenë obligative edhe për kryetarët që do të vijnë pas zgjedhjeve të ardhshme të cilave nuk mund t’u ikin. Këtyre kërkesave duhet shtuar edhe sjellja e një vendimi për kthimin e popullatës shqiptare e cila me dhunë është shpërngulë nga veriu përtej Ibrit. Siç dihet se në tërë Kosovën edhe në veri saldoteska serbe e Millosheviqit gjatë luftës ka kryer krime dhe masakra ndaj popullatës shqiptare në veri të Kosovës duke i depërtuar me qindra e mijëra shqiptarë nga veriu i Kosovës.

Por ajo se çka është edhe më e tmerrshme edhe pas luftës me 2-3 shkurt 2000 u bë përndjekje dhe masakër ndaj popullatës shqiptare që kishin mbetur në shtëpitë e tyre. Me këtë rast u bë një hajkë e pa parë në sy të KFOR-it francez me ndihmën e forcave serbe të UDB-së dhe BIA-së me dhunë siç raportohet u dëbuan nga shtëpitë dhe apartamentet e tyre mbi 12 mijë shqiptarë përtej Ibrit. Në këtë aksion të udhëhequr nga Oliver Ivanoviqi u vranë mbi 12 shqiptarë te cilët rezistuan që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.

Të nesërmen e asaj dite për herë të parë u panë rojet e urës mbi Ibër. Veriu po mbushej me paralimitarë, kriminel dhe bandit të ardhur nga Serbia u instaluan struktura të ndryshme gjoja për “mbrojtën e veriut”. Që nga atëherë Veriu i Kosovës nuk e shijoi lirinë e shumëpritur, por vetëm krim të organizuar dhe korrupsion nga më të ndryshmet”, shprehet analisti.

Më tej, ai ngreh hipotezën se mos kishte ndonjë pakt sekret mes KFORT-it francez, UDB-së dhe BIA-së serbe.

Tutje, deklaron se në veri të Kosovës, kanë ardhur banditë nga e gjithë Serbia, e që e kanë bërë veriu “El Dorado” serbe.

“Por edhe pas 24 viteve shqiptarët asnjëherë nuk u lejuan të kthehen nëpër shtëpitë e tyre edhe pse e kishin premtimin nga Thaçi dhe Veseli. Kjo kurrë nuk ndodhi ishte tragjike, skandal?! A mos është këtu i lidhur ndonjë pakt sekret tradhtie midis KFOR-it francez, UDB-s dhe BIA-s serbe dhe komandantëve të UÇK-s. Këtë do ta tregoi e ardhmja?!

Tashmë Veriu i Kosovës nuk dallonte aspak nga Kroshumlia, Prokupla, etj. sepse çdo gjë frymonte serbisht e asgjë shqip, i bie as vaji i fëmijëve në djep nuk dëgjohej. Por lulëzonte hajnia, plaçkitja, krimi i organizuar dhe korrupsioni nga bandat e Vuçiqit të ardhur nga te gjitha anët e Serbisë?! Thjesht veriu i Kosovës ishte bërë një “El Dorado” serbe”, nënvizon ai.

Në fund, Maxharraj, shton se kthimi i shqiptarëve do ta shpëtonte veriun nga ktherat e Vuçiqit.

Ai fajëson edhe qeveritë e kaluara sepse asnjëra nuk morën guximin për t’i kthyer në shtëpitë e tyre.

“Një vendim për kthimin e domosdoshëm të shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre është legjitim, sepse kthimi i tyre do ta shpëtonte veriun nga kthetrat e nazifashistit, kriminelit dhe çetnikut Aleksandër Vuçiq. Është shumë interesant se si qe për 24 vjet pas çlirimit as një qeveri legjitime e Kosovës duke filluar nga qeveria e përkohshme e pas luftës nën drejtimin e Hashim Thaçit që e kishte rastin më të mirë më ideal për të bërë kthimin e shqiptarëve por kjo nuk ndodhi.

Po si të ndodhë kjo kur vetë Hashim Thaçi pas çlirimit u doli përpara shqiptarëve që të mos kthehen nëpër shtëpitë e tyre në veri. Kjo ka emër e mbiemër epitetin do të dëgjoni më vonë. Por edhe asnjë qeveri tjetër, as ajo e Ramush Haradinajt, as ajo e Isa Mustafës nuk patën guxim që shqiptarët t’i kthejnë nëpër shtëpitë e tyre, e as kjo e Kurtit siç po duket, ani pse ka ende kohë për veprim por deri më tani po heshtë. Kjo është e pa kuptueshme, sepse po të realizohej ky kthim me kohë sot do të kishim një situatë krejt tjetër, një dialog krejt ndryshe apo edhe nuk do te kishte dialog fare”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat