“Nga Beogradi janë kryer vepra të rënda kriminale”/ Juristi: Ky ishte bazamenti i këtyre vrasjeve!

Politika

“Nga Beogradi janë kryer vepra të rënda kriminale”/ Juristi: Ky ishte bazamenti i këtyre vrasjeve!

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Më 14 dhjetor të vitit 1998 ishte kryer krimi makabër në Pejë. Aty ishin vrarë 6 të rinjë serbë, për të cilët u fajësuan se kryersit ishin shqiptarët.

Por, vite më vonë, vet presindeti aktual serb, kishte deklaruar se “Krimi në “Panda” nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Kurse, tani Përfaqësuesi ligjor i prindërve, djemtë e të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar (PKO) kërkesën për dëgjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e dëshmitarit.

Jursiti dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelemndi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në Kosovë duhet të hetohen edhe vrasjet e bëra gjatë luftës, sepse nga Beogradi janë kryer vepra të rënda kriminale.

“Vrasjet terroriste të bëra në Kosovë kërkojnë kohë që të zbardhen dhe të marrin terroristët dënimet e merituara. Shume kohë ka kaluar nga veprat kriminale të viteve të më hershme. Me mijëra raste ka. Ato nuk janë duke u hetuar. Po hetohen vetëm krimet e viteve të fundit, para dhe gjatë luftës në Kosovë. Edhe këtu pa ndonjë sukses konkret.

Nga Beogradi janë kryer vepra të rënda kriminale. Të tëra krimet i ka kryer shtetit serbo-jugosllav.

Në Kosovë dhe kundër shqiptarëve, me qëllim që të akuzohen si kriminel, qeveria e Beogradit, ka vrarë fëmijë, gra dhe pleq; ka kryer krime të shëmtuara dhunuese ndaj motrave dhe nënave shqiptare. Dhe për këto vepra i ka akuzuar shqiptarët si autor”, thotë ai.

Sipas tij, bazament i këtyre vrasjeve ka qenë plani i Vasa Çubrilloviqit.

Ai thotë se nuk ishte vetëm radti “Panda” në Pejë, kishte edhe ekzekutime tjera të bëra nga serbët, që ishin figura kyçe në vendin tonë.

Bazament i këtij lloji të veprës ka qenë plani i Vasa Çubrilloviqit, " Shpërngulja e shqiptarëve", ku qartë tregohen krimet që kërkohet të bëhen ndaj shqiptarëve, për të akuzuar shqiptarët dhe per të futur konflikte, si dhe për t’i detyruar të shpërngulen.

Raste të tilla ka në Kosovë me mijëra e me mijëra. Dhe, në rast që kjo nuk ka ecur, sipas planit, atëherë shteti serb ka bërë krime edhe kundër vetë popullit të vet. Një rast i tillë është edhe krimi terrorist i kryer në Pejë në vitin 1998.

Jo vetëm rasti " Panda", që shteti kriminal serb ka të dhëna dhe, kryesisht kryekrimineli Vuçiç, ka të dhëna, por shteti serb ka të dhëna për shumë krime të bëra në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve.

U vra Aziz Kelmendi dhe u quajt kriminel e terrorist.

Në Untergruppenbach të RFGJ vrau UDB-a Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën dhe thanë në Beograd se është qerim hesapesh ndërmjet grupeve "terrroriste" shqiptare.

Vranë nëpër Kosovë shumë veprimtarë dhe kryen krime me makabre dhe u theksua se i vranë terroristët”, shprehet ai.

Në fund, thotë se vet deklarata e Vuçiçit provon se me çfarë intensitetit janë kryer krimet terroriste serbe kundër shqiptarëve.

“Në marsin e vitit 1981 sulmuan hordhitë gjakpirëse serbe familjen e heroit Adem Jashari. Masakruan tërë familjen heroike.

Në majin e vitit 1991 në të dalur nga burgu i Istogut vranë Ukshin Hotin.

Vrane profesorin Fehmi Aganin, avokatin e shquar, Bajram Kelmendin, me dy femijë.

Edhe fëmijët shqiptarë në djep për serbomëdhenjet ishin dhe mbesin terroristë.

Për të akuzuar shqiptarët, banditët çetnikë serb vranë edhe të rinjë dhe të reja serbe.

Vranë në Pejë. Rasti "Panda" i vitit 1998 tregon më së miri natyrën kriminale serbe. Tash po kërkohet që të dëshmoi para gjykatës krimineli Vuçiç.

Ky pati thënë: " Krimi në " Panda" nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta".

Kjo deklaratë provon se me çfarë intensiteti terrorist janë kryer krimet terroriste serbe kundër shqiptarëve. Edhe vrasjen e Jusufit e Kadriut e Bardhoshit e kanë pranuar ish-UDB-set se i kanë vrarë organet kriminale serbo-jugosllave. Vepra të tilla kriminale ka në Kosovë me bollëk. Lypset të hetohen dhe faktet do të tregojnë natyrën terroriste serbe”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat