U paralajmërua takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit/ Analistët zbardhin prapaskenat – ja thirrja për ndërkombëtarët!

Politika

U paralajmërua takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit/ Analistët zbardhin prapaskenat – ja thirrja për ndërkombëtarët!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 31 gusht 2023 Në ora: 07:58
Foto një nga takimet mes Kosovës dhe Serbisë

Disa ditë më parë Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për takimin të cilin në Bruksel e kishte me Gabriel Escobarin, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka thënë se ky takim ishte koordinues për sfidat që i presin – përmendi situatën në Veriun e Kosovës, për të cilën Lajçak thotë se de-përshkallëizmi i tij mbetet lartë në agjendën e tij.

Në lidhje me këtë, Lajçak në vazhdim paralajmëroi për takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.

Kujtojmë që në Veriun e Kosovës ka pasur situatë të përshkallëzuar, poqë ishte arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Brukselit.

Brukseli kërkon nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes në mënyrë që Brukseli t’i shfuqizojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Mulliqi: Lajçak dhe Borrell asnjeherë nuk e fajësuan Serbinë edhe pse ajo nuk po i zbaton marrëveshjet

Image
Skënder Mulliqi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se do të ishte gjithçka në rregull të kërkohet vazhdimi i bisedimeve por, para kësaj ishte dashur që BE-ja të ketë një pozicionim të ri, e jo si deri më tani.

“Para se të rifillojnë bisedimet për normalizim të marrdhënieve siç po thuhet e vështirë të parashikohet së kur do të kemi një marrëveshje finale Kosovë –Serbi. Ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedime Mirosllav Lajçak paralajmëroj se do të kemi vazhdim të bisedimeve, pas takimit të cilin e kishte pasur më Gabriel Escobar, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Do të ishte gjithçka në rregull të kërkohet vazhdimi i bisedimeve por, para kësaj ishte dashur që BE-ja të ketë një pozicionim të ri, e jo si deri më tani, ku presion ju bë vetëm palës të Kosovës, e jo Serbisë e cila nuk është liruar nga politikat e vjetra të kohës së Millosheviqit”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që Lajçak dhe Borrell, Escobar duhet ndëshkuar më në fund politikat luftënxitëse të Vuçiqit, Dodikut dhe Daçiqit nën direktivat e Putinit.

“Lajçak dhe Borrell asnjeherë nuk e fajësuan Serbinë edhe pse ajo nuk po i zbaton marrveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, sipas planit franko- gjerman.Madje Vuçiqi edhe më shumë e ka futur në fjalorin e tij retorikën luftënxitëse për realizmin e implementimit të Asociaconit më kompetenca ekzektuve. Kur jemi këtu Lajçak dhe Borrell, Escobar duhet ndëshkuar më në fund politikat luftënxitëse të Vuçiqit, Dodikut dhe Daçiqit nën direktivat e Putinit, i cili është i interesuar ta zhvendosë luftën në rajonin e Ballkanit”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera, analisti thotë që me politika e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar nuk arrihet paqja në rajon dhe as nuk do të kemi marrëveshje finale.

“Kjo politiikë dyftyrëshe e Serbisë ishte dashur të sqarohet nga BE-ja dhe Amerika para se të kemi vazhdim të bisedimeve. Me politika e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar nuk arrihet paqja në rajon dhe as nuk do të kemi marrëveshje finale.Vuçiq dhe Putin duhet të ndalohen në synimet e tyre për realizmin e ideve shoviniste e megallomane të botës ruse dhe të botës serbe.Kjo është në dobi të faktorit ndërkombëtar, të proceseve demokratike të luhutura në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kurti shprehu gjithashtu gatishmerinë e Kosovës për mbajtën e zgjedhjeve ne veri.Serbia nuk ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe as ndaj BE-së siç e tha Kurti në takimet në Slloveni, e kjo për çudi ende po telerohet nga BE-ja”, nënvizoi Mulliqi për “Bota sot”.

Ahmeti: Takimet në mes palëve duhet të jenë të barabarta dhe konstruktive për të prodhuar rezultate

Image
Hidajet Ahmeti

Ndërsa analisti tjetër politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që nëse BE vepron me logjikën e njejtë nuk mund të ketë rezultate.

“Takimet në mes palëve duhet të jenë të barabarta dhe konstruktive për të prodhuar rezultate.Nëse BE vepron me logjikën e njejtë nuk mund të ketë rezultate, pasi Serbia çdohere dialogun e ka parë në kontekstin për tu afruar në mekanizmat ndërkombëtar e jo për të normalizuar raportet bilaterale me Kosovën”, potencon analisti.

Në fund, ai shtoi se takimet nuk duhet të jenë formale sa për të marrë ndonjë foto, por brenda vetës duhet të kenë përmbajtje që prodhojnë rezultate afatgjate.

“BE duhet të bëj presion më të madh ndaj Serbisë, pasi në vazhdimësi ka qenë destruktive në dialog. Takimet nuk duhet të jenë formale sa për të marrë ndonjë foto, por brenda vetës duhet të kenë përmbajtje që prodhojnë rezultate afatgjate për të ardhmen e dyja shtetëve”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat