Alarmante deklarata e Brnabiqit: “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”

Politika

Alarmante deklarata e Brnabiqit: “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:00
Kurti, Bernabiq

Analisti politik nga Presheva, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka reaguar pas kërcënimit të kryeministres serbe, e cila në Forumin në Slloveni ka thënë për shqiptarët : “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”

Hasani thotë se ky është një kërcënim i hapur të cilit po ia bën krahinës shqiptare e cila ka mbetur nën administrimin e Serbisë.

“Ky është kërcënimi të cilin krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, nga Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë e ka dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, ka kërcënuar hapur, ku thekson në një Forum, ku mundemi edhe t’ju vrasim, t’ju dëbojmë, t’ju diskriminojmë, dhe të mos ndëgjoheni, të mos paraqitni se ekzistoni si shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Krahinën e Sanxhakut, dhe gjithandej në Vojvodin dhe Serbi.

Kur ka, dhe përdoret një gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, kur mungon përfaqësim proporcional me numrin e popoullatës, kur ka pasivizim të adresave dhe pastrim i organizuar shtetëror etnik, kur ka diskriminim dhe kur kjo krahinë është rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën”, thotë ai.

Sipas tij, shqiptarët hostorikisht janë vra, duke përfshirë edhe civilë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc.

Më tej, ai thotë se këto kërëcnime që po bëhen edhe në sy të ndërkombëtarve dhe ata duhet marrë seriozisht këto kërcënime.

Shqiptarët, nuk janë që nuk janë vra, burgosur, bastisur ku vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush.

Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Dhjetëra e qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë.

Pakica serbe në Republikën e Kosovës, i gëzojnë të gjitha të drejtat, që asnjë pakicë kombëtare në Evropë, nuk i gëzon.

Kurse shqiptarët në Serbi përkundër mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992, dhe luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Këso kërcënimi, nuk kishte as në kohën e diktatorit të Ballkanit Sllobodan Milloseviç, nuk ka pasur me përmasa ku kërcënohet, një krahinë shqiptare. Këso kërcënimi, nuk kishte as gjatë organizimit dhe mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992. Këso kërcnimi, nuk kishte as gjatë kohës luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe Marrëveshjes së Konçulit.

Serbia, kërcënon haptas edhe në sy dhe para instancave e mekanizmave të BE-së, e të cilat do të duhej marrë seriozisht këto kërcënime. Shqiptarëve të kësaj Krahine, nuk ju ka mbetur tjetër. Por, të mos kërkoni të drejta, të mos deklararohen që janë shqiptarë, të mos paraqesin reciprocitetin me pakicën serbe në Kosovë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat