Kërkohet urgjentisht reagimi i BE-së në lidhje me Serbinë/ Analistët kanë këtë paralajmërim!

Politika

Kërkohet urgjentisht reagimi i BE-së në lidhje me Serbinë/ Analistët kanë këtë paralajmërim!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 shtator 2023 Në ora: 08:04
Albin Kurti

Ditë më parë vëmendjen e opinonit publik e ka marr deklarata e fundit e kryeministrit Kurti.

Kurti, i cili qëndroi në Slloveni, ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë RTV SLO, ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian.

“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së”, ka theksuar Kurti.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për rëndësinë e perspektives së qartë të BE-se në raportet Kosovë- Serbi e cila sipas tij do të përcaktonte të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.

Kujtojmë që paraqitja e Kurtit në Forumin e Bledit ka qenë një “goditje” për Serbinë, duke ia llogaritur të gjitha provokimet dhe mosdakordimi për një marrëveshje finale po vjen nga vet Serbia.

Mirëpo a do të ndërmerr masa BE apo do të vazhdoj heshtjen pavarësisht deklaratës publike të Kurtit.

Qarri: Serbia hegjemoniste është dhe mbetet një shetet agresor

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se duhet të bëhet një analizë më e thellë e gjith këtij konflikti pasi është bërë një kohë e gjatë që nuk po arrihet një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Duke parë qëndrimet gjithnjë e më agresive, deri në armiqësi të hapur dhe kërcënimeve me agresion ushtarak të Serbisë hegemoniste, ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, shihet qart se kemi arritur deri në momentin kritik, kur do duhej të bëhet një trajtim më i gjerë dhe më i thelluar juridik, politik dhe historik i konfliktit të gjatë, gati një shekullor, për arritjen përfundimtare të marrëveshjes shqiparo-serbe në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Analisti më tej thekson që kreyministri Kurti e ka cekur që është gati për një marrëveshje me Serbinë mirëpo kjo e fundit duke u njohur si shtet agresor nuk arrinë të i përmbahet marrëveshjeve.

“Në fakt ashtu siç u shpreh edhe Kryeministri Kurti, Kosova në vijimësi ka dëshmuar se dëshiron dhe është e gatshme t’i përmirësoj marrëdhëniet me Serbinë por të paktën aktualisht, kjo as që është mundur pasi që Serbia nuk është Republika e Çekisë, e cila u nda në mënyrë paqësore dhe pa asnjë konflikt me Sllovakin, që në fakt ishte pjesë e përbashkët e shtetit të dikurshëm çekosllovak, apo të njohur ndryshe si Çekosllovakia. Madje megjithëse Kosova është vendi më demokratik në rajon, e cila vazhdon të jet shembull në gjithë Ballkanin Perëndimor, për fushat e promovimit të demokratizimit, përpjekjeve për integrime europiane si dhe ato që lidhen me fushën e ripajtimit ndëretnik, akt që nuk ka shembull në rajon, ku pakicat trajtohen deri në "diskriminim" pozitiv, me trajtimin shembullor që u siguron pakoja e Ahtisarit dhe vet ligjet moderne evropiane të Republikës së Kosovës, arritja e një dakordimi me një shtet hegjeminist. Si Serbia e cila preokupim të vetin nuk e ka pakicën serbe, por grabitjen e tokave dhe pasurive më jetike të Kosovës, shihet qartë se është e pamundur të arrihet, çfarëdo marrëveshje paqësore politike.

Për aq më tepër Serbia hegjemoniste është dhe mbetet një shetet agresor dhe shumë problematik për gjithë rajonin, e cila ende edhe sot vijon të shpreh pretendime të hapura territoriale, ndaj Kosovës, e madje edhe ndaj venedeve tjera fqinje si Bosnje Heercegovina dhe Mali i Zi, normalizimi i raporteve me të cilën është mjaft i vështirë, për të mos thënë edhe i pamundur”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera, analisti shtoi që duhet të jetë një qasje e barabartë mes dy vendeve përndryshe është problem zgjidhja e kësaj situate.

Ai gjithashtu kërkon reagim nga BE karshi Serbisë.

“Prandaj duke parë qëndrimet agresive të Serbisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, ka ardhur koha që të bëhet një trajtim më i gjerë dhe më i thelluar në aspektet juridike, politologjike dhe historike të konfliktit gati një shekullor shqiparo-serb në Ballkanin Perëndimor, përndryshe mostrajtimi i barabart i të dy vendeve, nga BE,SHBA dhe faktori ndërkombëtar, është bërë pengesë e patejkalueshme për arritjen e një paqeje afatgjate dhe të qëndrueshme, në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor. Kështu që duke parë se BE vazhdon të heshtë dhe Serbia bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në veri të integrohen,Kryeministri Kurti me të drejtë kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian, për arritjen e marrëveshjes me këtë shtet agresor, që ndoshta do të mund të arrihej, vetëm përmes hapave konkret të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, si mundësi reale dhe rast ideal për sigurimin e paqes dhe tejkalimin e konfliktit, Kosovë-Serbi”, nënvizoi Qarri për “Bota sot”.

Haziri: Të organizohen zgjedhjet në veri të vendit

Image
Nexhat Haziri

Ndërsa analisti tjetër politik, Nexhat Haziri në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka thënë se Kurti duhet të i përmbushë kërkesat e BE-së për të i organizuar zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat veriore të vendit.

“Kurti duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, pra që do të thotë përmbushjen e kërkesave të BE-së të cilat janë përkrahur edhe nga SHBA-ja, për organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme lokale në katër komunat veriore të vendit. Dhe këtë proces duhet ta marrë seriozisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në”, tha analisti.

Në fund, ai potencon që deklarata e Kurtit është realitet dhe se Serbia në vazhdimsi kërkon t’i instrumentalizojë serbët e Kosovës në këtë pjesë të vendit tonë.

“Sa i përket deklaratës së z. Kurti, nuk ka pas komentohet shumë për arsye se është një gjë që shihet, është realitet në terren ku Serbia po vazhdon t’i instrumentalizojë serbët e Kosovës në këtë pjesë të vendit tonë. Por ndihmen që z,. Kurti po e kërkon që të ndalet ky instrumentalizim i sërbëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duhet ta kërkojë në bashkëpunim dhe kordinim të plotë me SHBA-në, e më pas edhe me BE”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat