“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën...”/ Kërkohet dorëheqja e Faton Klinakut

Politika

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën...”/ Kërkohet dorëheqja e Faton Klinakut

Nga: P.Rudi Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:46
Faton Klinaku dhe Albin Kurti

Fillimisht ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, që shokoi opinionin publik në Kosovë, kur tha se më para e vret kryeministrin Albin Kurti, se sa e lshon Kosovën.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar Klinaku.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë? Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, shkroi edhe një postim tjetër Faton Klinaku, ku përsëriti fjalinë e njëjtë se më parë e vret Albin Kurtin se sa ia lëshon rrugën e ikë nga Kosova, për cka edhe u intervistua nga Policia e Kosovës.

E menjëherë në mbështetje të Klinakut, doli Nuredin Gashi, i cili u arrestua për kanosje me vrasje të kryeministrit Albin Kurti.

“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, deklaroi Gashi.

Krejt këto kërcënime ndaj kryeministrit Kurti, sipas analistit Faton Mehmeti janë dëshmi se OVL e UÇK-së është një organizatë nën shërbim të PDK-së.

“Kërcënimi ndaj Albinit nuk është befasi, vetëm sa konfirmon atë që tanimë dihet shoqata e veteranëve nuk përfaqëson veteranët. Faktikisht kjo shoqatë ka shërbyer dhe vazhdon të jetë satelit i PDK-së, me u.d së kryetarit në cilësinë e militantit të PDK-së”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Faton Klinaku shpërfaqi fytyrën e tij të vërtetë, të njeriut të etur për pushtetin e klanit "Pronto". Realisht, ky kërcënim vetëm sa konfirmon rrezikun që po e ndjejnë të gjithë ata që nuk janë mësuar me realitetin e ri”, deklaron Mehmeti për “Bota sot”.

Më tej, Mehmeti bën thirrje për dorëheqje të Faton Klinakut.

“Natyrisht se Klinaku duhet të jap dorëheqje, edhe nëse nuk e bën kjo duhet të kërkohet nga ata që vetën e konsiderojnë veteranë të ndershëm. Faton Klinaku më tepër ka shërbyer si zëdhënës i PDK-së i veteranëve. Fatkeqësi e madhe për veteranët kush i përfaqëson, njeriu që më së paku mishërohet me hallet dhe brengat e tyre. Veteranët po e diskreditojnë edhe vetën duke qenë nën udhëheqjen e sojit të Faton Klinakut”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat