Përplasja e Gërvallës dhe Daçiqit/ Analistët zbulojnë synimin e Serbisë – ja “goditja” që Kosova ia dha në Forumin e Bledit!

Politika

Përplasja e Gërvallës dhe Daçiqit/ Analistët zbulojnë synimin e Serbisë – ja “goditja” që Kosova ia dha në Forumin e Bledit!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 shtator 2023 Në ora: 18:46
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata serb, janë përplasur sërish mes vete në Forumin e Bledit në Slloveni.

Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiq.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

E ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, derisa përsëriti kërkesën për themelim të Asociacionit.

“Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai.

A është kjo një deklaratë paralajmëruese që pa Asociacion nuk mund të ketë një marrëveshje finale mes dy shteteve?

Burjani: Përplasja në Bled nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë që nga koha e Millosheviqit dhe se Bashkësia ndërkombëtare po humbë kohë duke ledhatuar Serbinë.

“Serbia mbanë qëndrim të pa ndryshuar, stabil, të egër ndaj Kosovës vazhdon ta trajtoj si ndarje të paligjshme, asnjë milimetër nuk ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës prej kohës së Millosheviqit, dhe të gjithë kryeministrave serb dhe presidentëve serb, Bashkësia Ndërkombëtare fatkeqësisht po humb kohë dhe mund por edhe financa dhe donacione për të ledhatuar një krijesë shtetërore mesjetare”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket përplasjes në Bled ishte e pritshme dhe se Kosova po shtypet në reduktim të territorit sovran dhe se Borrell dhe Lajçak po punojnë në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës.

Përplasja në Bled nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, e pritshme, normale, e çoroditur njejtë e pa shpresë për paqe. Gabimet kanë bërë nga Kosova edhe po të themelohej asociacioni i komunave serbe pa kompetenca ekzekutive kurrë nuk do ta pranonte Serbia, e Perëndimit i mbetët me vendos a do Kosovën në kufijt aktual apo të ndarë. Kosova po shtypet në reduktim të territorit sovran, Borell e Lajçak po punojnë në modele statusore evropiane e që është në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës. SHBA mund të ndalin këtë politik dhe të orientojnë atë vetëm në fqinjësi të mirë me Serbinë”, nënvizoi Burjani për “Bota sot”.

Mehmeti: Donika Gërvalla në vazhdimësi ka tregu dinjitet me të vërtetën përballë Serbisë

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti tjetër politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Gërvalla ka treguar dinjitet në përballje me Daçiqi dhe se përmes kësaj paraqitje Kosova po bëhet më e fortë se kurrë.

Donika Gërvalla në vazhdimësi ka tregu dinjitet me të vërtetën përballë Serbisë dhe Daçiqit. Kjo edhe e bën atë zë të fortë të Kosovës përballë të vërtetës. Përpalasja me Daçiqin, ish zëdhënësin e politikës së Millosheviqit, duhet të jetë e fortë. Daçiqi e dëshiron Kosovën të tillë, jo stabile për të përfituar nga Perëndimi në kushtëzime”, potencon ai.

Në fund, analisti thotë që me Asociacion tentohet të krijohet shtet brenda shtetit, me Serbinë si faktor determinues i gjendjës në Kosovë.

“Me qeverinë aktuale i ka has sharra në gozhdë, Daçiqi spo arrin tek synimi i tij dhe Serbisë që është Asociacioni. Me Asociacion tentohet të krijohet shtet brenda shtetit, me Serbinë si faktor determinues i gjendjës në Kosovë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat