Profesori vjen me reagimin e ashpër për ndërkombëtarët – ka këtë pyetje publike!

Politika

Profesori vjen me reagimin e ashpër për ndërkombëtarët – ka këtë pyetje publike!

Nga: M.Haziri Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë e tensionuar, kjo sepse serbët në vazhdimsi po provokojnë dhe po nxisin debate të mëdha si në opinonin vendor edhe në atë ndërkombëtar.

E në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se faktori ndërkombëtar po heshtë kundër dhunës dhe tensioneve që Serbia po krijon.

Sipas tij, e njejta heshtje nuk do të qëndronte nëse të njejtat veprime do të i bënin shqiptarët.

“Pas zgjedhjëve në katër komunat në veri të Kosovës është pritur që sipas rezultatit të dali pushteti lokal dhe të vendoset ai në katër komunat në veri. Pikërisht, sot, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore të Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese. Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, përkrahet shteti. Po në Kosovë jo. Faktori ndërkombëtar e mori në thumb Kosovën.

Image
Muhamet Kelmendi

Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të përdornin armë, sikundër po bëjnë bandat neofashiste serbe në veri, dihet si do të reagonte Serbia, me dhunë e forcës terroriste.

Por vallë si do të reagonte faktori ndërkombëtar për atë gjendje në Luginën e Preshevës? Me heshtje. Këtë e dimë nga e kaluara. Çështja ka fakte dokumentuese mjaftë”, u shpreh ai.

Kelmendi më tej thekson që çdo ditë kemi kërcënime nga serbët dhe shkelje të marrëveshjeve mirëpo në vend se të kemi reagime po kemi heshtje të ndërkombëtarëve.

Dhe, përkundër kësaj nga Uashingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk përkrahen organet legjitime të Republikës.

Çdo ditë kemi veprime kërcënuese dhe aksione kriminale ndaj Republikës. Çdo ditë kërcënon Beogradi me agresion ushtarak Kosovën. Shkel marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Pse heshtë këtu Brukseli? Pse heshtë Uashingtoni?”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat