“BE-ja tregoi pavendosmëri në dialog”/ Ngrihet alarmi - Analisti paralajmëron këtë gjë!

Politika

“BE-ja tregoi pavendosmëri në dialog”/ Ngrihet alarmi - Analisti paralajmëron këtë gjë!

Nga: M.Haziri Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Serbia po mbetën dy shtete pa një raportë të normalizuar mes vete.

Ani pse ndërkombëtarët janë të angazhuar në këtë aspekt, një marrëveshje finale duket larg të ndodhë.

Është Serbia ajo e cila në vazhdimsi provokon si me veprime ashtu edhe me deklarata.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se Serbia nuk po pranon as planin franko-gjerman dhe as marrëveshje të tjera të nënshkruara.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, me ardhjen e Kurtit në pushtet një Asociaicon në zbatim vështirë të ndodhë.

“Serbia e Vuçiqit është duke u përkrahur nga BE-ja por edhe Escobar, që minoriteti serb të fiton autonomi të zgjeruar sipas marrëveshjeve të Brukselit të viteve 2013 e 2015. Ky shtet nuk po e pranon planin franko gjerman të marrëveshjes të Brukselit dhe marrëveshjës të Ohrit. Vuçiq me strukturat paralele serbe në veri dhe më Putinin po angazhohen me akte të dhunës , që serbët mos të pranojnë pushtetin e Prishtinës. Me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, pamë angazhimin politik të tij, që Asociacioni të mbetet shkronjë e vdekur në letër”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që Serbia është shumë e vështirë të ndryshoj qasjen, duke marrë parasyshë edhe përkrahjen që po gjen nga ndërkombëtarët.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtar duhet të ndryshojnë qasje ndaj Vuçiqit, pikërisht më 14 shtator, kur edhe pritet takimi i nivelit të lartë në Bruksel.Nëse edhe kësaj radhe nuk i bëhet presion Serbisë, që të pranon të gjitha pikat që dalin nga plani franko-gjerman, pala e Kosovës ishte dashur që mos të pranon të vazhdohen bisedimet. Të mos të vazhdohen bisedimet nëse BE-ja në këtë takim të Kurtit dhe Vuçiqit, nuk i heq masat ndëshkuese ekonomike dhe politike ndaj Kosovës. Në takim janë prapë disa pika, e që vështirë është të ndodhë ndonjë kthesë pozitive nga presidenti i Serbisë, por edhe nga Borrell dhe Lajçak, të cilët u shquan më njëanëshmëri politike ndaj Serbisë. BE-ja tregoi pavendosmëri në dialog, dhe pa angazhimin direkt të Amerikës , në këtë maraton të bisedimeve, mendojë se zor do të kemi ndonjë marrëveshje finale për normalizim”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat