Kërcënimi i Kurtit/ Eksperti i sigurisë: Kanosjet duhet të merren seriozisht nga Policia e Kosovës

Politika

Kërcënimi i Kurtit/ Eksperti i sigurisë: Kanosjet duhet të merren seriozisht nga Policia e Kosovës

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte deklaruar Faton Klinaku.

Por kjo nuk ishte hera e parë. Brenda muajti Kurti u kërcënua dy herë, në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj kishte bërë një kërcënim i tillë.

Këshilltari i kryeministrit, Aziz Bici, thotë se Kurti po kërcënohet publikisht nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata.

“Po bëhet hera e dytë që brenda rreth një muaji Kryeministri i Republikës së Kosovës po kërcënohet publikisht, dhe në të dy rastet ato kërcënime vijnë nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata. Në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili duke folur për veteranët dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, kërcënonte institucionet dhe kryeministrin ndër të tjerash kishte thënë se “kur vijnë ata, nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”. Ndërkaq dje, u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, e më pas, në vend që të reflektojë, e përsëritë kërcënimin e njëjtë”, ka shkruar Bici.

Ekspreti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për “Bota sot”, kasnojet nuk mund ta rrezikojnë jetën e e kryeminstrit, derisa janë vetëm verbale.

Ai thotë se kanosjet e drejtpërdrejta janë më të rrezikshme.

“Është e vërtetë që brenda një muaji kemi dy kanosje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që duket se janë kryesisht kanosje verbale, e që nuk kanë të bëjnë me kanosje të drejtpërdrejtë, dhe në fakt këto kanosje nuk mund të rrezikojnë jetën e kryeministrit apo edhe njerëzve që e rrethojnë kryeministrin.

Kanosjet verbale janë të rregulluara me kodin verbal të Kosovës dhe konstatohen në mënyrën e kanosjes, përkatësisht në kërcënimin që bëhet dhe janë kanosje që mund të vijnë përmes thirrjeve telefonike, rrjeteve sociale, shkrimeve të ndryshme etj.

Kanosjet e drejtpërdrejta të cilat konsiderohen si kërcënime serioze kur persona apo grupet posedojnë mjete të rrezikshme”, thotë ai.

Sipas tij, këto raste Policia dhe Prokuroria duhet t’i hetojë që t’i vë edhe para drejtësisë kërcënuesit.

“Padyshim se këto lloj kanosje duhet të merren seriozisht dhe se Policia e Ksoovës dhe prokuroria duhet t’i trajtojë si kanosje verbale dhe të njejtin duhet të dalin para përgjegjësisë.

Kryeministri i Kosovës ka një oragnizim tejet të vepantë për të kryer mbrojtjen e afërt, Policia e Kosovës po e kryn punen e saj në organizimin e mbrojtjes edhe përkundër se kryeminsitri në fushata elektorale kishte thënë se nuk ka nevojë për një numër kaq të madh të mbrojtjes së afërt dhe truprojave.

Sido që të jetë këto janë në kuadër të veprimeve policore përkatësiht Drejtorisë Operative të Policisë së Kosovës e cila në bazë të informacioneve të institucioneve të sigurisë bëhen matjet profesionale dhe konstatohet rreziku që mund t’i vijë një personi apo lideri dhe në bazë të atyre vlerësimeve dhe konform vlerësimit bëhet edhe organizimni i mbrojtjes së tij”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat