“Kriminel e argat i Stanishiqit në luftë, argat i Vuqiçit”, Gacaferi akuzon rëndë Baton Haxhiun

Politika

“Kriminel e argat i Stanishiqit në luftë, argat i Vuqiçit”, Gacaferi akuzon rëndë Baton Haxhiun

Nga: Petrit Rudi Më: 3 shtator 2023 Në ora: 12:08
Baton Haxhiu

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përmes një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka reaguar ndaj Baton Haxhiut, i cili së fundi ka sulmuar ashpër presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas Gacaferrit, synimi kryesor i Baton Haxhiut është shkatërrimi i LDK-së dhe shpëtimi i PDK-së.

“Në zgjedhjet e ardhshme nuk do jetë ma vendimtare se a i merr VV Guxo 70% apo 80% të votave, por do jetë vendimtare se kush nuk do e kaloj pragun, AAK apo LDK!!!! Mjerisht PDK'ja, edhe njëherë do i kapi 12 - 15% të votave, por jo pse njerëzit ju besojnë këtyre, por halli është se Baton Stanishiqi e Berat Bunari, deri në zgjedhjet e ardhshme do ja arrijnë qëllimit të tyre t'a shkatërrojnë përfundimisht LDK-në, me njerëzit e tyre. Qëllimi kryesor i Baton Stanishiqit e Berat Bunarit është qe t'a shpëtojnë PDK-në, duke ja hequr qafe përfundimisht LDK-në, si njërën nga konkurrentët e PDK-së, si parti opozitare në 12 vitet e ardhshme!”, shprehet Gacaferi për “Bota sot”.

Image
Luan Gacaferi

Ai thotë se Vjosa Osmani do shuhet vetëm atëherë kur shqiptarëve të Kosovës do ju merret e drejta e votës më dhunë.

“Për sa kohë shqiptaret e Kosovës do kenë të drejtë vote, në secilat votime të radhës vetëm sa do ja shtojnë numrin e votave, ashtu edhe siç bënë në këto 10 vitet e fundit, nga 60 mijë në mbi 370 mijë vota herën e fundit!”, deklaron Gacaferi.

Për fund, Gacaferi drejton akuza të ashpra ndaj Baton Haxhiut.

“Vjosa Osmani e ka vetëm një obligim para shqiptarëve të Kosovës, të ju shporri juve bandave të Stanishiqit përgjithmonë nga Kosova, tjetër nuk i kërkojmë Vjosa Osmanit! Kriminel e argat i Stanishiqit në luftë, argat i Vuqiçit pas luftës, të ka ardhur fundi edhe ty e edhe shefit tënd nga Beogradi, prandaj jeni qartë!”, përfundon Luan Gacaferi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat