“Ndahet dhe copëtohet Kosova”/ Paralajmërim i fuqishëm i profesorit: Kushtet e serbëve kurrë mos të pranohen!

Politika

“Ndahet dhe copëtohet Kosova”/ Paralajmërim i fuqishëm i profesorit: Kushtet e serbëve kurrë mos të pranohen!

Nga: A.SH Më: 3 shtator 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Serbët lokal në veri të Mitrovicës, ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen por duhet të plotesohen disa kushte.

Sipas tyre, ndër kushtet që duhet të plotësohen është edhe formimi i asociaionit.

‘Është e duhur që zgjedhjet të mbahen, të jenë legale dhe legjitime. Mirëpo ka kushte që së pari duhet plotësuar… Të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore…Kusht është poashtu formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili është nënshkruar para njëmbëdhjetë vitesh…Parakushte janë këto, ky është kushti (për të nënshkruar peticionin)’, thotë njëri nga ta.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kushtet e minotritetit serb janë të shtetit serb.

Më tej, ai thotë se Kosova nuk duhet ta pranojë asociaconi territiorial me pushtet ekzekutiv, pavarësisht presionit që mund t’i bëhet Kosovës nga BE dhe SHBA.

“Asociacioni territorial dhe me pushtet ekzekutiv, njënacional, kurrë Kosova nuk duhet të organizojë.

Le të bëhet çfarëdo presioni. Me atë ndahet Kosova.

Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është krijuar nga Qeveria e Serbisë e përkrahur nga UE dhe tash edhe nga politika e SHBA-ve.

Veriu i Kosovës është territor i shtetit të Kosovës. Ky shtet është i njohur me mbi 100 shtete. Mbi atë territor shtetëror shtrihet dhe duhet të shtrihet sovraniteti i Republikës së Kosovës. Kjo, dmth se atje kërkohet të veprojnë organet e shtetit. Me këtë nënkuptohen organet e Republikës. Sovraniteti nënkupton pushtetin ekzekutiv, atë legjisastiv dhe gjyqësor. Mungesa e njërit prej pushteteve e humb shteti pushtetin mbi territorin e vet. Kushtet e paraqitura nga minoriteti serb janë të shtetit serb, të Serbisë”, thotë ai.

Sipas tij, me këto kërkesa de-jure ndahet dhe copëtohet Kosova.

Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës. E konsideron këtë shtet në territor serb, si Serbi të jugut. Kështu e ka sanksionuar edhe me Kushtetutën e vet.

Kërkesat e minoritetit serb janë:

1. Tërheqja e të gjitha forcave policore nga katër komunat,

2. Lirimi i hapësirave komunale dhe arsimore dhe

3. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vetë këto kërkesa, me përjashtim të lirimit të objekteve të arsimit, dërgojnë:

Në ndarjen e Kosovës si qëllim i parë i shtetit serb, në mënyrë që shteti i Kosovës mos të funksionojë dhe të krijohen kushtet e zgjidhjeve tjera politike, deri të nënshtrimi nga Serbia.

Kushtet e paraqitura për të shkuar në zgjedhje minoriteti serb në veri të Kosovës, si tërheqja e policisë nga veriu, lirimi i plotë i komunave nga policia e shtetit të Kosovës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe me pushtet ekztekutiv dhe i ndërlidhur territorialisht, i një nacionaliteti, nuk duhet të kurrsesi të plotësohen.

Më këto kërkesa de-jure ndahet dhe copëtohet Kosova”, thotë ai.

Në fund, ai thotë se zgjedhjet janë lokale dhe shteti e ka për detyrë të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Republika e Kosovës kërkohet t’i krijojë kushtet demokratike për të shprehur qytetarët vulllnetin e vetë të lirë me votë.

Ky vullnet nuk ndërlidhet me pushtetin ekzekutiv që ka shteti dhe as me ndonjë organizim të ri politiko-territorial. Në veri të Kosovës shkohet në zgjedhje lokale për pushtet lokal. Me ato nuk ndërtohet ndonjë subjekt i ri shtetëror dhe nuk ndërlidhen bashkë. Ndërlidhja e këtyre kërkesave politike me zgjedhje lokale ka karakter armiqësor dhe ajo është e dënueshme me ligjet në fuqi.

Zgjedhjet janë lokale dhe shteti e ka për detyrë të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Këtë kërkohet të mbajë edhe UE dhe SHBA-të. Asociacioni territorial, një nacional dhe me pushtet ekzekutiv, kurrë nuk duhet të organizohet në Kosovë. Ky është shtet i ri dhe fare nuk ndërlidhet me zgjedhje lokale. Kushtetuta e Kosovës kërkohet të jetë bazë e çdo veprimi në Republikë. Asgjë më shumë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat